25 goditje me kamxhik për një karikaturë

Të vizatosh karikaturën e një deputeti në Iran, mund t’ju kushtojë edhe 25 goditje me kamzhik. Kështu i ka ndodhur karikaturistit Mahmoud Shokraye, i cili i bëri një karikaturë deputetit Arak ahmad Lofti Ashtiani. Karikatura u botua në të përditshmen “Nameye Amir” dhe paraqet deputetin në stadium, të veshur si futbollist, me një letër urimesh në njërën dorë dhe njërën këmbë mbi top. Gjithashtu, në ballin e tij duket një shenjë, të cilën deputeti e ka me të vërtetë, tipike e islamikut të përkushtuar, e shkaktuar nga lutjet e vazhdueshme. Por parlamentari konservator është ndjerë i ofenduar dhe e ka paditur Shokrayin, duke e çuar çështjen në gjykatë.

Vendimi i dhënë, i pari i këtij lloji në Iran, ka shkaktuar shumë protesta. Në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter janë shtuar kërkesat që karikaturisti të bëjë ilustrime të tjera për deputetin. Reagime kanë ardhur edhe nga Amnesty International, që ka dënuar vendimin brutal ndaj Shokraye. “25 goditje me kamxhik për një karikaturë janë një porosi mbytëse për të gjithë iranianët, që nuk mund të shprehin lirshëm dhe paqësisht opinionet e tyre”, ka deklaruar Ann Harrison.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC