Bimet mjekësore, Gjoka: Kujdes me shfrytëzimin pa kriter

Kamomili

Shfrytëzimi pa kriter në vend po con drejt zhdukjes jo vetëm kafshët e rralla, por ka prekur dhe botën e bimëve, sidomos atë medicinale. Në Konferencën e tyre të parë, biznesmenet shqiptare të industrine e bimeve mjekesore, kërkuan ndërhyrje me masa ligjore ndaj dëmtuesve, si dhe marjen e masave për mbrojtjen e bimëve, sidomos me respektimin e afateve kohore për mbledhjen e tyre. “Të ndërhyhet me ligj, me një mbeshtetje që t’i jepet fund shfrytëzimit pa kriter. Mendoj qe vitin tjeter disa zona më të rrezikuara t’i kalojmë në grada, te cilat per nje vit apo dy vjet, ne konsulte me specialistet e mirefillte te shtohet dhe te mos shkaterrohet”, tha Filip Gjoka, kryetar i APCPEM.

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, kërkoi nga drejtuesit e njësive vendore të abshkëpunojnë në këtë drejtim, si dhe të respektojnë bazën ligjore për mbrojtjen e zonave me bimë mjekësore. “Unë atë dëshiroj, qe ata te sillen si pronare, por te sillen si pronare te ligjshem, qe te kuptojne qe cdo gje duhet bere ne baze te ligjit dhe te rregullit. Do te ishte e rendesishme dhe e nevojshme qe bashke me Drejtorine e Pergjithshme te pyjeve te vendosim setin e rregullave per shfrytezimin dhe detyrimeve qe te mos tejkalojne planin e menaxhimit apo kompetencave te tyre”, tha Mediu, duke iu përgjigj shqetësimit të biznesmenëve për mosbashkëpunim nga ana e njësive vendore.

Industria e bimëve mjekësore ka arritur te futet ne tregun europian dhe ate amerikan, ndersa te ardhurat qe ajo sjell ne ekonomine tone llogariten ne rreth 50 milione dollare.

Mediu tha se “Duhet te themi se jemi mjaft entuziaste qe nje prej shtyllave te punes se Ministrise se Mjedisit, me strategjine ndersektoriale, politikat, e programet e saj eshte mbeshtetja dhe zhvillimi i aktiviteteve qe kane ne themel te tyre menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore jo pyjore. Te ardhurat e siguruara nga ky aktivitet sigurojne per MMPAU mesatarisht rreth 6-7 mln leke, sasi qe ka ardhur duke u ulur per shkak te transferimit te pyjeve tek  njesite e qeverisjes vendore.  Po kaq entuziast jemi kur nga raportet mesojme se te ardhurat e perfituara nga ato te grumbulluara nga popullsia rurale ne pyjet komunale jane shume here me te medha. Te ardhura te konsiderueshme sigurohen nga sherebela, bocet e pishave, herbat, gjethet apo frutat e bimeve te egra, te cilat tashme jane elemente baze te nje tregu, qe kerkon dhe duhet patjeter te zhvillohet sipas standardeve me te larta industriale, por edhe ne baze te nje strategjie te mirepercaktuar nga te gjitha aktoret, duke e kthyer keshtu kete aktivitet ne nje perfaqesim te denje te Shqiperise edhe ne tregjet e BE”.

Një tjetër prioritet i Ministrisë së Mjedisit, sipas tij, “madje shtylla kryesore e punës së saj, hartimi i legjislacionit,  deri tani ka treguar qarte se mbeshtet praktikat me te mira e miqesore me mjedisin ne drejtim te grumbullimit e manipulimit te bimeve medicinale. Ajo vlereson kete industri mjaft te rendesishme per zhvillimin e vendit dhe punesimin e njerzve, sidomos te zonave rurale, por edhe ne rikthimin e nje tradite, te lene pas dore nga tregu i rremujshem i tranzicionit”.

“Prodhimet jo pyjore, ne kuader te zhvillimit te burimeve natyrore konsiderohen nje element shume i rendesishem i aktivitetit pyjor e lidhur me karakterin shume funksional te pyjeve e kullotave. Per kete arsye vleresimi i produkteve jo drusore (mjekesore) dhe miremenaxhimi perbejne  komponentë të rendesishem te Planeve te Menaxhimit te pyjeve komunale, te hartuar nga shteti, respektimi i te cilave perben nje detyrim ligjor per komunat. Duke vazhduar në këtë drejtim, gjithmone me synimin per te ndihmuar kete industri, e cila eshte ne hapat e para, per t‘u gjendur ne krah te njerezve qe po e zhvillojne ate, por ne radhe te pare per te ndihmuar ato dhjetra familje te zonave te veshtira rurale, te cilat sigurojne te ardhura nga kjo tregti, Ministria e Mjedisit, eshte e vendosur per te qene e pranishme dhe aktive, me te gjitha struktrat e saj, qofte me plane menaxhimi, qofte me hartim legjislacioni,  apo edhe me struktrat e inspektimit”, tha më tej Mediu.

Ndërkaq, ai shtoi se “është fakt i pa mohueshem se ka patur dhe praktika te gabuara qe lidhen me shfrytezimin pa kriter apo mbishfrytezimin e bimeve medicinale, qe shpesh kane çuar ne demtimin apo pakesimin e rezervave te burimeve natyrore dhe se strukturat e MMPAU nuk kane treguar kujdesin e merituar per to, e demonstruar kjo me ndeshkimet e pakta per ata qe i demtojne keto bime”.

Mediu theksoi se “duhet te jemi te qarte per nje element: bashkepunim dhe nderveprim. Nese te gjithe mekanizmat e pefshire ne kete industri, nuk do te kene nje perqasje dashamirese ndaj kesaj industrie, por edhe trasparence ne marredheniet me njeri-tjetrin, ne perpjekjen per zhvillimin e kesaj industrie, atehere te jemi te sigurte se bimet medicinale, nuk do te zhvillohen asnjehre ne baze te standardeve bashkekohore qe kerkohen, por do te ngelin si veprimtari artizanle medioker. Ne bashkepunim me njesite e qeverisjes vendore te cilat kane perfituar nga procesi i transferimit te pyjeve dhe shoqatat e grumbulluese, MMPAU synon te bashkerendoje punen jo vetem per mire menaxhimin e bimeve mjekesore, si pjese e diversitetit biologjik kombetar, por me politikat e saj do të nxise mbjelljen dhe perhapjen e ketyre bimeve”.

MMPAU, sipas tij, synon ngritjen e mekanizmave te lidhura me certifikimin e produkteve te vjela ne ekonomite pyjore e kullosore, si element i vetem i cili do t’u hape rruge produkteve tashme te shume kerkuara edhe ne tregjet evropiane, do te nxise konkurrencen, por nga tjeter do te sjelle edhe minimizimin e tregetise se pa ligjshme. Vetem me ane te certifikimit, kjo industri, do te mund te radhitet e e denje krah industrive te tjera, do te sjelle siguri si per prodhuesit, ashtu edhe per konsumatoret, por edhe do te jete nje element baze ne sigurimin e respektimit te mjedisit.  Projekti i zhvillimit te burimeve natyrore, permes komponentit te mikro baseneve ka mbeshtetur e mbeshtet aktivitetet e lidhura me menaxhimin dhe shtimin e produkteve jo drusore nga siperfaqet pyjore, nderkohe qe synohet rritja e kapaciteteve ne komuna per shtimine e manipulimin e bimeve mjekesore e tanifere.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC