Fyle ne Maqedoni: Eshtë shënuar përparim

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fyle tha se Maqedonia ka shënuar përparim të dukshëm. Fyle ishte ne Shkup për të parë arritjet e këtij vendi në kuadër të përpjekjeve për integrim në BE, ndersa do të vijë perseri në muajin shtator për të bërë vlerësime, të cilat do të zënë vend në raportin e progresit për Maqedoninë.

“Jam i kënaqur që shikoj dinamikë të re me vendosjen e axhendës evropiane në qendrën e debatit publik. Edhe krahas asaj që ekzistojnë shumë çështje sfiduese, ajo është në qendrën e debatit”, deklaroi Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle në konferencën e sotme të përbashkët në Shkup me kryeministrin Nikolla Gruevski pas mbledhjes së dytë për dialogun inkuadrues të nivelit të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së.

“Konkluzionet e kontraktuara të njeriut të parë në mars janë plotësuar në të gjitha gjashtë pikat dhe kjo është shumë me rëndësi. Jam i kënaqur nga udhërrëfyesi, i cili është miratuar nga Qeveria në prill, ndërsa tani është me rëndësi të punohet në implementimin e tij dhe të shihet në udhërrëfyesin si në dokument të gjallë”, tha Fyle.

Ai nënvizoi se hapja e negociatave inkuadruese është qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe i KE-së, por ndërkohë duhet të mbahet momenti i reformave edhe për këtë shkak, thotë, filloi dialogu inkuadrues i nivelit të lartë.

Kryeministri Gruevski theksoi se mbledhjen e sotme e ka shfrytëzuar ta riafirmojë përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe se qëllimi primar është që sa më shpejt këtë vit hapje e bisedave inkuadruese, me ç’rast dialogu qasës duhet të jetë nxitje në këtë dtejtim.

“E binda komisionerin Fyle se Qeveria ka vullnet të fuqishëm politik të dërgojë rezultate konkrete jo vetëm në pesë fushat e përfshira me udhërrëfyesin por në mbarë spektrin e fushave të përfshira me kriteret e Kopenhagës. Nuk dyshojmë se arritjet tona do të jenë në mënyrë përkatëse të valorizura në raportin për progresin e Maqedonisë në vitin 2012 dhe besoj se do të jenë bazë për përsëritje të rekomandimit të Komisionit për fillimin e negociatave me Maqedoninë”, tha kryeministri Gruevski.

Ai nënvizoi se në mbledhje u bë fjalë edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për marrëdhëniet ndëretnike nga aspekti i vrasjes së pesëfishtë të ndodhur paradokohe.

“Shoqëria multietnike e Maqedonisë de institucionet e sistemit përmes dhjetë viteve të kaluara të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dëshmuan se kanë kapacitet të përballen me sfidat e natyrës së ndryshme. Konteksti i integrimit evropian dhe euroatlantik ka meritë të veçantë për atë dhe jo rastësisht rëndësia e këtij konteksti është theksuar në rreshtat e parë të Marrëveshjes së Ohrit. Energjia e përgjithshme koncentrohet në integrim, ndërsa progresi në integrimin e ngulfat hapësirën për ekzistimin e axhendave radikale”, nënvizoi Gruevski.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar konkluzione në lidhje me pesë sferat kyçe të përfshira me dialogun inkuadrues në nivel të lartë. Mbledhja e ardhshme do të mbahet në shtator. Rezultatet, të cilat do të dërgohen në atë mbledhje drejtpëdrejtë do të pasqyrohen mbi raportin rreth progresit të vendit, të cilin KE duhet ta publikojë në tetor të këtij viti.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC