Blair: Keni probleme me korrupsionin. Garantoni pavarësinë e gjyqësorit për në BE
Këshilltare e Mbretëreshës së Anglisë dhe bashkëshorte e ish- kryeministrit Tony Blair, Cherie Blair QC, është shprehur me tone kritike për sistemin shqiptar të drejtësisë, duke kërkuar theksuar rëndësinë e reformimit të sistemit të drejtesisë për integrimin e vendit. “Fatkeqesisht në Shqiperi nuk janë garantuar ende pavarësia e plotë e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Gjykatësve u duhet grantuar puna e tyre deri në daljen e tyre në pension, përveçse kur vërtetohen shkelje në detyrë”, tha Blair në Konferencën për Sistemin e Drejtësisë ne Shqiperi. Reformat në gjyqësor, sipas saj, janë një nga prioritet kyçe. Blair theksoi se pavarësia e gjyqësorit, nevoja për reformim, lufta ndaj korrupsionit dhe adresim i plotë i gjithë problematikës janë faktorë me shumë rëndësi për integrimin e vendit në BE. “Ajo çka eshtë më e rëndësishm eshtë sundimi i ligjit. Askush nuk është mbi ligjin. Duhet përçuar mesazhi se të gjithë jane të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi të”, tha Blair.
Blair tha se sistemi gjyqësor në vend ka shumë probleme, qe nga korrupsioni, mungesa e pavaresise se plote e tek dhenia e ryshfetit. “Një sondazh ka dalë në përfundimin se shqiptarët japin ryshfet tre herë më shumë se qytetaret e tjerë të Evropës Juglindore. Ne jemi të kënaqur që keni vendosur të adresoni këto probleme që ka sistemi gjyqësor, por plani është më vete dhe realiteti dicka tjetër. Duhet ta dini se kjo është një sfidë për të gjitha shtetet, edhe Britania e Madhe ku bashkëshorti im ka qenë kryeministër është përballur me sfida të ngjashme dhe janë sfida që vazhdojnë edhe nën qeverinë aktuale”, tha Blair.
Eleminimi total ndaj korrupsionit, sipas saj, është ëndërr për të gjitha vendet. “Eshtë shumë e rëndësishme për të theksuar ndarjen e pushteteve, nëse duam sistem gjyqësor të pavarur. Çështja e korrupsion në Shqipëri është më e rëndësishmja që duhet adresuar. Problemi i gjykatave është kudo nëpër botë, por zhdukja e korrupsionit është ëndërr për çdo shtet, por nevojitet një përgjigje e shpejtë ku ka korrupsion”, theksoi Bler. Sipas saj, për një gjyqësor të pavarur duhet të kemi dhe fondet e nevojshme për këtë dhe KE ka sugjeruar që buxheti në Shqipëri nuk është i mjaftueshëm.
Blair tha korrupsioni dhe patronazhi politik janë ato që dëmtojnë më shumë proceset e përzgjedhjes se gjyqtarëve, procese këto që duhet të jenë përcaktuar qartësisht nga ligji, ndërsa theksoi se etika dhe integriteti duhet të jenë thelbësore për kandidatët.
Blair shprehu gjithashtu nevojën e rritjes se besimit të publikut tek gjyqësori. “Duhet që publiku ta shohë gjyqësorin si përfaqesues të tij, pra të ketë besim tek gjykatësi dhe ta shoh atë si pjesë të shoqërisë. Blair tha gjithashtu se duhet një përfaqësim më i madh nga të gjitha grupet në gjyqësor duke inkurajuar pjesmarrjen e grave në sistemin e drejtësisë. Ndërkaq, sipas saj, çështje e rëndësishme është dhe rritja e transparencës.
Një tjetër çështje e prekur nga Blair ishte dhe mungesa e avokateve ne proceset gjyqesore, duke e cilësuar këtë “të papranueshme”. Referuar rolit të medias, Blair tha se është domosdoshëm në kontrollin për të mirën publike. “Eshtë e nvojëshme qe media të kuptojë punën e gjykatësve dhe të bejë punën e saj sa me mirë”, tha Blair.





