Gjobat për kundravajtjet rrugore, ja si mund të verifikohen online

Gjobat që mund të merren për kundravajtje rrugore, tashmë mund të verifikohen përmes internetit. Për këtë mjafton të keni targën dhe numrin e shasisë së automjetit, të cilat mund të gjenden në lejen e qarkullimit. Policia e Shtetit bëri të ditur se ky është një shërbim i ri online që ju shkon në ndihmë qytetarëve për të bërë të mundur verifikimin online nga çdo qytetar të kundravajtjeve rrugore që ai ka kryer gjatë përdorimit të mjetit të tij, të cilat janë akoma të palikujduara.

Të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet në adresën www.asp.gov.al, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.

Duke klikuar në këtë link qytetari lidhet automatikisht me sistemin Elektronik të administrimit të kundravajtjeve rrugore- Egjoba të Policisë së Shtetit dhe bën të mundur verifikimin e detyrimeve të pashlyera që qytetari ka në të gjithë Shqipërinë.

Kontrolli për verifikimin e kundravajtjeve rrugore të palikujduara kryhet me anë të targës së mjetit dhe numrit të shasisë(17-shifror), të cilin qytetari mund ta gjejë lehtësisht në lejen e qarkullimit të mjetit.

Sipas policisë, qytetarët se pagesa e kundravajtjes rrugore duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dita kur merr formë të prerë, pasi me kalimin e këtij afati paguhet një kamatë vonesë prej 2% në ditë. Ndërkohë në rast se pagesa e kundravajtjes rrugore do të kryhet brenda 5 ditëve, automatikisht bëhet një zbritje në vlerën e saj prej 20%.

Rinovimi i të dhënave në sistem për pagesat e kundravajtjeve rrugore të kryera pranë Postës Shqiptare realizohet brenda 3 ditësh. Ndërkohë për pagesat e kryera nëpërmjet bankave, rinovimi i të dhënave kryhet në momentin që realizohet transferta nga Banka.

Përmes këtij shërbimi të ri, i cili u bë i mundur me ndihmën dhe bashkëpunimin e Programit ICITAP, Policia e Shtetit synon të jetë sa më pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Duke u kërkuar qytetarëve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, theksojmë dhe një herë se për Policinë e Shtetit nuk është kurrë qëllim në vetvete ndëshkimi, por ndërgjegjësimi dhe edukimi i qytetarëve me normat e Kodit Rrugor.

Po ashtu qytetarët janë të lutur të denoncojnë menjëherë çdo veprim apo mosveprim nga punonjësit e policisë në kundërshtim me normat e këtij kodi, duke ju siguruar reagim dhe zgjidhje të shpejtë ligjore dhe ndëshkim të abuzuesit me normat e këtij kodi, apo etikën profesionale. Për çdo shqetësim apo ankesë qytetarët mund të komunikojnë dhe në adresat e-mail: policiarrugore@mrp.gov.alpoliciaeshtetit@mrp.gov.al”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC