Dorëhiqet drejtori i policisë së Dibrës, Shemsi Prençi

Shemsi Prençi

Dorëhiqet drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Prençi. Burime policore thone se Prenci, i ka paraqitur sot dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshsëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Nderkohe pritet dhe nje konference per mediat ku ai te jape dhe arsyet e doreheqjes. Drejtoria e Përgjithshme e Policise nderkaq ka emëruar menjëherë në vend të tij, Hasan Gjergjerin.

“I detyruar nga veprimet arbitrale të drejtorit të policisë së shtetit i cili më ka pezulluar nga detyra jap dorëheqjen nga drejtori i policisë së Dibrës. Kam denoncuar në mënyrë ritmike krimin, e kam luftuar me përkushtim por nuk kam gjetur mbështetjen e eprorëve. Në vazhdimësi kam denoncuar vjedhje dhe falsifikim të pasurisë publike por jam ndiher i braktisur nga eprorët e mi”, tha Prençi.

Prençi ka akuzuar strukturat e larta në Ministrinë e Brendshme dhe vetë Drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj se po përkrahin mafian e kromit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj është katandisur në një njeri që mban vetëm çelësat e kashtës. Më pezulloi nga puna sepse u kisha rënë ndesh grupeve kriminale që janë të lidhur me grupe mediatike dhe për ti hapur rrugë shfrytëzimit të pasurisë kombëtare.  Është koha që qytetarët të dëgjojnë. Do denoncoj në në publik pasi nuk janë të lidhura me shpellat e mafias. Do luftoj dhëmbë me dhëmbë me mafian e shpellave të Bulqizës që e kanë rrënjën në Tiranë. Nuk do hesht më”, theksoi Prençi.

Shemsi Prençi ishte larguar nga pozicioni i drejtuesit të forcave operacionale, dhe prej disa kohësh mbante postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard