10 llojet e makinave më të shpejta dhe të shtrenjta në botë

Makinat më të shpejta, por edhe më të shtrenjta në tregun botëror nisin me Bugatti Veyron Super Sport, për të vijuar më pas me Hennessey Venom GT dhe për të mbyllur listën me Gumpert Apollo. Këto automjete luksi kushtojnë nga 300 mijë deri në 2.6 milion dollar, ndërsa makina më e shpejtë e prodhuar vlerësohet Buggati Veyron Super Sport.

Bugatti Veyron Super Sport 

Bugatti Veyron Super Sport ka arritur një shpejtësi rekord në Guinness botëror; 431 km / h ose 268 mph. Kjo është makina më e shpejtë, por edhe më e shtrenjtë: kushton nga 2.4 në 2.6 milionë dollarë. Bugatti Veyron Super Sport ka një motor me 16-cilindra me 1200 kuaj-fuqi. Cilësohet si makina më e shpejtë e prodhuar

Hennessey Venom GT

Hennessey Venom GT arrin 0-60 mph në 2,5 sekonda. Nëse ju doni të shkoni në 200 mph, atëherë kjo mund të arrihet në 12.8.  Ka një motor me 1200 kuaj-fuqi dhe një çmim prej rreth 1.000.000 dollarë. Hennessey  ka një shpejtësi teorike maksimale prej 275 mph,  por ai është testuar në një shpejtësi maksimale prej vetëm 260 mph.

Koenigsegg Agera R

Koenigsegg Agera R mund të arrijë 260 mph, si dhe 0-60 mph në 2,9 sekonda. Kompania, megjithatë, pohon se në 2013 do të nxjerrë një tjetër model që ka një shpejtësi maksimale prej 273mph. Çmimi për modelin e 2013 nuk është njoftuar ende, por versionet aktuale kushtojnë rreth 1.600.000 dollarë

SSC Ultimate Aero

SSC Ultimate Aero ka një shpejtësi të testuar prej 257. 4 mph dhe shkon nga 0-60 në 2.78  sekonda. Ka një motor me 1.287 kuaj-fuqi. Ccmimi nis nga 650,000 dollarë.

Saleen S7 Tëin Turbo

Saleen S7 Tëin Turbo është një makinë me dy dyer  Ka një motor me 1000 kuaj-fuqi dhe shkon 0-60 në 2,8 sekonda. Është testuar në një shpejtësi prej 248 mph, ndërsa ccmimi nis nga 585 mijë dollarë

Koenigsegg CCX

Koenigsegg CCX , një makinë me 806 kuaj-fuqi, arrin deri në 245 mph dhe kushton rreth  550,000 dollarë. Makinë e projektuar për tregun e SHBA-së , e prodhuar në Suedi nga viti 2006 deri në 2010.

McLaren F1

McLaren F1, makina super hit me 240 mph dhe shkon nga 0-60 në 3,2 sekonda. Nga viti 1992 në 1998 u prodhuan rreth 106 makina.  Çmimi i saj bazë ishte rreth 970,000 dollarë.

 

Zenvo ST1

Zenvo ST1, është e para makinë daneze e projektuar për tregun e SHBA. Ka një motor me 1250 kuaj-fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 233mph. Çmimi bazë është rreth 1.800.000 dollarë.Kompania ka thënë se do të prodhojë vetëm tre nga këto makina çdo vit.

Noble M600

Noble M600, arrin  një shpejtësi prej 225 mph, por shkon nga 0-60 në 3,7 sekonda. Ka një motor 650 kuaj-fuqi, ndërsa ccmimet nisin nga 330,000 dollarë.

 

Gumpert Apollo

Gumpert Apollo, e projektuar si një makinë që do të jetë gati edhe në hipodrom. Ajo ka një motor 4.2-litra V8 me një shpejtësi të lartë prej 225 mph. Ccmimi i makinës shkon nga 300,000 deri 450,000 dollarë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC