Favorizonin kosovarët, shkarkohen 4 kontrollorë

Kater kontrollore ne aeroportin e Rinasit jane shkarkuar pas një hetimi te Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se janë liruar nga detyra 4 punonjës të pikës së kufirit në aeroport të cilët akuzohen se favorizonin kalimin e shtetasve kosovarë.

Gjatë përgjimit për një kohë disa javore, rezultoi se kontrollorët e Rinasit, kanë favorizuar shtetas të Kosovës, për të kaluar kufirin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të Shengenit me viza të falsifikuara. Keta te fundit janë kthyer nga vendet e BE-së dhe të gjithë kontrollorët që kanë qenë në detyrë i kanë kaluar ata edhe pse kanë qenë në dijeni të vizave të tyre të falsifikuara. Mësohet se gjithashtu 7 oficerëve iu është ulur grada pasi janë në hetim për favorizim në kalimin e 11 kosovarëve.

Policia nuk bëri të ditur se kundrejt çfare shifre të hollash kontrolloret lejonin të kalonin shtetasit kosovarë me viza të falsifikuara.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard