Provimi i Shtetit, datat për infermierët, mamitë, fizioterapistët

Urdhri i Infermierit ka bërë publike datat e mbajtjes së Provimit të Shtetit për infermiret, mamitë, fizio-terapistët, teknikët e laboratorit, ata të logopedisë dhe imazherisë. Të gjithë profesionistët do t’i nënshtrohen Provimit të ri të Shtetit, pasi kanë kryer praktikën profesionale prej tre muajsh, gjatë dy javëve të para të majit dhe nëntorit. Ata do të bëjnë fillimisht regjistrimin pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, i cili më pas e çon listën e këtyre profesionistëve te Agjencia Kombëtarë e Provimeve të Shtetit për dhënien e provimit.

Profesionistët që kanë mbaruar teknikën profesionale, ata që kanë mbaruar shkollën në vitin 2010, por edhe në vitin 2011, kanë të drejtën e tyre të regjistrohen pranë Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë dhe të japin provimin në muajin maj sipas datave të caktuara. Këtë të drejtë e kanë edhe ata që janë rrëzuar në provimin e parë apo nuk kanë hyrë fare në të.

Presidenti i këtij Urdhri, Sabri Skënderi, tha se “aktualisht, ne si UISH gjendemi në fazën e përfundimit të listës dhe e kemi nisur atë pranë kësaj Agjencie, e cila ka përcaktuar tashmë edhe datat e Provimit të Shtetit”. Skënderi u ka bërë thirrje të gjithë teknikëve të laboratorit, teknikë të imazherisë apo logopedistëve, që kanë përfunduar studimet në vitin 2011, të drejtohen zyrave të UISH-së për të bërë regjistrimin dhe të fillojnë praktikën profesionale me mbikëqyrje dhe në përfundim të saj, t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit.

 

UISH pohon gjithashtu se kjo eksperiencë do të vazhdojë e përvitshme në zbatim të ligjit, i cili ka caktuar që Provimi i Shtetit do të jepet në dy javët e para të majit dhe nëntorit.

Skënderi tha lidhur me disa probleme gjatë provimit të parë, saktësisht të tezave që u paraqitën gjatë tij, se është njoftuar Ministria e Arsimit dhe Fakultetet e Infermierisë, si dhe po punohet me to, që testi i radhës për Provimin e Shtetit të jetë sa më i përshtatshëm dhe t’u përgjigjet kërkesave të kohës.

Datat      -     Sezoni i Provimit të Shtetit    -    Maj 2012

E Premte                 4 Maj
Ora 10.00               Fizioterapi

E Hënë                      7 Maj
Ora 10.00               Mami

E Hënë                      14 Maj
10.0                           Infermieri
14.00                        Infermieri

E Martë                   15 Maj
10.00                       Infermieri
14.00                       Infermieri

E Mërkurë               16 Maj
10.00                       Infermieri
14.00                       Infermieri

E Enjte                    17 Maj
10.00                       Infermieri
14.00                       Infermieri

E Premte                 18 Maj
10.00                       Infermieri
14.00                       Infermieri

E Hënë                    20 Maj
10.00                       Infermieri
14.00                       Infermieri

E Martë                   22 Maj
10.00                       Infermieri
14.00                       Infermieri

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC