Provimi i Shtetit, sesioni II në 2-22 maj. Rritet tarifa e pagesës

Të gjithë ata që rezultuan mbetës në sesionin e parë të Provimit të Shtetit do të kenë mundësi të rijapin Provimin duke iu nënshtruar në sesionin e dytë. Agjencia Kombëtare e Provimeve njoftoi se sesioni i dytë i Provimit të Shtetit për licencën e profesioneve të rregulluara do të zhvillohet nga data 2 deri më 22 maj.

AKP ndërkaq bën me dije se për këtë kategori tarifa e provimit do të jetë me e lartë. Sipas njoftimit të AKP, “kush jep provimin për herë të parë, do të paguajë 10 000 lekë. Ndërsa kandidatët që rifuten në testim, do të paguajnë 12.500 lekë”.

Testit për ushtrimin e profesionit i nënshtrohen studentët e diplomuar gjatë 2010-2011 në Mjekësi, Stomatologji, Fizioterapi, Mami apo dhe në degë që lidhen me inxhinieritë, dhe që listohen te profesionet e rregulluara. Testi do të jetë me tri nivele vështirësie dhe mjafton të marrësh 50% të pikëve për t’u cilësuar kalues. Provimi do të zgjasë 60 minuta dhe do të përmbajë 50 pyetje. Kandidatët duhet që ditën e provimit të kenë me vete kartë identiteti, mandat arkëtimi të pagesës, të shoqëruar me faturën e AKP, të publikuar në faqen zyrtare. Provimi i Shtetit jepet deri në 5 herë. Në rast se studentët e diplomuar nuk do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, edhe pse ata kanë një diplomë, nuk do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e tyre, pasi, me miratimin e ligjit për profesionet e rregulluara, është domosdoshmëri dhënia e këtij provimi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

1 Koment per “Provimi i Shtetit, sesioni II në 2-22 maj. Rritet tarifa e pagesës”

  1. Pershendetje, ju lutem ku mund te marr mandatin per te paguar provimin e shteit per infermieri?

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC