Moshimi dhe shëndeti

Te moshuar

Nga Jeta Lakrori dhe Alban Ylli

7 prilli është dita botërore e shëndetit.Cdo vit, tematika e ditës botërore të shëndetit është e ndryshme. Këtë vit në fokus është Moshimi dhe shendeti me mesazhin  kryesor ”Shëndeti i mirë i shton jetë viteve”.

“…Moshimi është si të ngjitesh në një mal;ju merret fryma por keni një pamje të mrekullueshme…” (I. Bergman)

Të moshuar janë personat mbi moshë  65 vjeç –sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetëtsisë. Moshimi apo Plakja e popullsisë përbën për shoqërinë një fenomen demografik mjaft të rëndësishëm,i cili në të ardhmen do të jetë më i mprehtë me të gjitha pasojat që sjell ky fenomen.

Moshimi apo Plakja është një fenomen shumëformësh,e nëse vdekja është e paevitueshme, plakja mund të parandalohet. Edhe pse  disa sëmundje bëhen më të shpeshta me kalimin e moshës, nuk është aspak e drejtë të mendohet se në moshë të shkuar është normale të vuash nga sëmundjet dhe invaliditeti. Aktualisht shoqëria njerëzore ndodhet përballë një realiteti të ri social e shëndetësor.

Megjithëse shumë persona të moshuar kanë probleme shëndetësore kronike, shumica  e tyre nuk kanë probleme që të pengojnë aktivitetin e tyre normal apo lëvizshmërinë. Mendimet se shumica e personave të moshuar janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi si pasojë e sëmundjeve dhe invaliditetit, janë të gabuara.

Në përgjithësi vetëm rreth 5% e personave në moshën e tretë janë të detyruar të mos dalin dot nga shtëpia si pasojë e problemeve shëndetësore kronike.

Moshimi nuk është baraz, sëmundje, paaftësi apo dënim. Moshimi apo Plakja është një proces biologjik. Tek të moshuarit ndodhin ndryshime biologjike të clat kanë disa karakteristika.

  1. Karakteristika më e përgjithëshme është  prirja për ‘tu ngadalësuar’.Kjo do të thitë se të  moshuarit kanë nevojë për më shumë kohë për të bërë gjërat,por kjo  nuk i pengon ata të realizojnë po aq,ose  mos më shumë se individët më të rinj.
  1. Ulja e rezistencës,si shkak i zvogëlimitë të forcës muskulare ,mbasi ulet fibrat muskulare si në numër edhe në madhësi.Enët e gjakut bëhen më pak elastike.
  1. Ulje e dëgjimit.Një në katër persona të moshës  65-70 vjeç preken nga një ulje e dëgjimit.Ulja e dëgjimit ul aftësinë për të dëgjuar të tjerët,për të  komunikuar korrekt gjë që con në izolim shoqëror dhe depresion.
  1. Ulje e  shikimit .70% e të moshurve mbi 60 vjeç  kanë shikim të ulur.gjë që con në dëmtim të funksionit,rrit frikën e rrëzimit, ul aftësinëpër punë,lexim,për të drejtuar makinën,etj.Nga crregullimet më të shpeshta të lidhura me shikimin tek të moshuarit është katarakti apo “perdja e syrit”,sic njihet në gjuhën popullore  ose glaukoma apo “tensioni i syrit”.
  1. Osteoporoza që shpesh është pa shënja derisa ndodh fraktura.Tek  gratë e moshuara, mbi moshën 60 vjeç ,25%  preken nga osteoporoza.

Profili i sëmundjeve tek të moshuarit

Moshimi i bën njerëzit  më të prekshëm nga aksidentet dhe sëmundjet.Me kalimin e moshës, shtohen si ndryshimet degjenerative të përgjithëshme ashtu dhe shpeshtësia e disa sëmundjeve. Pra një pacient i  moshuar mund të vuajë nga shumë probleme dhe jo nga një çrregullim i vetëm. Afërsisht një e pesta e personave të moshuar nuk ndjejnë dhimbje kur ndodh një infarkt miokardi. Nuk duhet harruar se dhimbja nuk është një shoqëruese normale e moshës së shkuar dhe nuk duhet injoruar asnjëherë.

Si pasojë e ndryshimeve biologjike që ndodhin në organizmin e të moshuarve edhe sëmundjet jo vetëm janë më të shpeshta, por ato shfaqen në mënyrë atipike, gjë e cila e vështirëson jo vetëm diagnozën e hershme të tyre por edhe trajtimin e përshtatshëm por mund të çojnë edhe në diagnoza të pasakta. 

Sëmundjet kronike jo të transmetueshme përbëjnë problemet  shëndetësore kyç për personat e  moshuar. Rreth 80% e te gjithe personave te moshuar (mbi 65 vjeç) kane nje ose me shume semundje kronike.

  • Sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare  dhe  kanceri janë gjendje kronike të cilat përbëjnë edhe tre shkaqet kryesore të vdekjeve tek të moshuarit.
  • Problemet mendore dhe ato emocionale përbëjnë një shqetësim për shumë të moshuar.Më të shpeshta janë ankthi, depresioni me 15-30 % në moshat mbi 65 vjeç .
  • Sëmundjet nga mungesat ushqimore,si anemi nga mungesa e hekurit, neuropati nga mungesa e folateve dhe Vitaminës B12,etj
  • Sëmundjet degjenerative si artritet degjenerative që prekin më shumë kyçet e duarve,këmbëve,kurrizit,etj.
  • Seniliteti,i cili paraqitet si konfuzionin mendor ose paaftësi për të mbajtur mend dhe për fat të keq ende përdoret si referencë e moshës së tretë. Dy karakteristika bazë janë në thelbin e tij; deliriumi dhe demenca. Nëse deliriumi, i cili karakterizohet nga simptomat e disorientimit, haset në persona e të gjitha moshave, demenca vihet re sidomos tek të moshuarit. Rreth 10 % e personave të moshës së tretë janë të prekur nga ky problem.

Forma më e shpeshtë e demencës  ecila  haset në  të moshuarit është sëmundja e Alzheimerit. Shenjat e para të një individi me Alzheimer janë të lidhura me rënien e kujtesës. Me perparimin e semundjes fillojnë vështirësitë në orientimin në kohë dhe hapësirë si dhe ndryshimet në personalitet dhe sjellje. Sëmundja vazhdon deri aty sa mund të preken edhe të folurit apo të ecurit duke e bërë personin e prekur invalid të rëndë.

Për fat të keq, deri  tani nuk ka një metodë parandalimi, trajtimi apo kurimi,apo  edhe për shkaqet nuk mund të thuhet akoma ndonjë gjë e saktë.

Të dhënat nga Shqipëria për këtë sëmundje jane te pjesshme edhe per arsye te tabuve qe ekzistojne ende.

Humbja e autonomisë ,parashikohet  se do të jetë  epidemia e vërtetë e këtij shekulli gjithashtu dhe sëmundjet e lidhura me moshën. Shkenca mjekësore ofron gjithnjë e më shumë mjete diagnostike dhe mjekuese mjaft të sofistikuara dhe efikase duke ndihmuar në kontrollin e vdekjes së parakohëshme për shumë të moshuar, por ka bërë shumë pak lidhur me uljen e shpeshtësisë së sëmundjeve dhe të humbjes së autonomisë mes tyre. 

Fakte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

 1. Moshimi është një fenomen global. Popullsia e moshuar në botë, 60 vjeç e lart, është duke  u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050 rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë  po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë: nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe në  vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.

2.Plakja e popullsisë është një triumf i shoqërisë moderne .Ajo pasqyron përmirësimin e shëndetit global, por edhe ngre sfida të veçanta për shekullin e 21-të në të gjitha vendet sëbashku si ato në  zhvillim dhe ato të zhvilluara. Jetëgjatësia është duke u rritur edhe  në vendet në zhvillim.

3. Ka dallime të mëdha në jetëgjatësinë në lindje ndërmjet vendeve.
Pabarazitë e mëdha në shëndet vazhdojnë, siç duket qartë nga dallimet e jetëgjatëssë në lindje. Për shembull, ndërsa Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë të jetës në botë në 82.2 vjet, në disa vende,si  në Afrikë kjo shifër është 40 vjet më e ulët. 

4. Brenda vendeve, pabarazitë  në shëndet janë gjithashtu të rëndësishme.
Pra grupet më të larta social-ekonomike mund  të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulta socio-ekonomike.

5.Deri në vitin 2050, afër 80% e  të gjitha vdekjeve pritet të ndodhin në njerëzit mbi 60 vjeç
Shpenzimet shëndetësore  rriten me moshën, por janë të përqendruara në dy vitet e fundit të jetës, pavarësisht se sa i vjetër është dikush. Ndërsa njerëzit jetojnë më gjatë, është e rëndësishme për tu siguruar këtyre viteve  shtesë, shëndet  në mënyrë që shpenzimet e kujdesit shëndetësor të mund të menaxhohen. 

6.Shumica  të moshuarve vdesin nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme
Edhe në vendet e varfëra tashme shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundje kronike jo të transmetueshme  siç,është sëmundja  zemrës, kanceri e diabeti. 

7.Investimi në shëndet gjatë gjithë jetës prodhon vlera për shoqërinë
Njerëzit e moshuar  të shëndetshëm përfaqësojnë një burim për familjet e tyre, komunitetet dhe ekonominë. Asnjëherë nuk është  shumë vonë  për të ndryshuar sjelljet e rrezikshme e për të promovuar shëndetin: për shembull, rreziku i vdekjes së parakohshme ulet me 50 % nëse dikush heq dorë nga pirja e duhanit mes 60 dhe 75 vjeç. 

8.Nevoja e një kujdesi afatgjatë po shtohet
Numri i të moshuarve të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen për vehten në vendet e zhvilluara pritet të katërfishohet  në 2050. Një numër i madh  personash shumë të moshuar  humbasin aftësinë për të jetuar të pavarur për shkak të paaftësisë për të lëvizur ,dobësisë apo të tjera probleme fizike apo mendore lidhur me moshën. Shumë prej tyre kërkojnë kujdes afatgjatë ,ku mund të përfshijmë nevojën e një  infermjereje në shtëpi, ndihmën nga të afërmit apo shtrime të gjata në spitale.

9. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv, në nivel komuniteti, për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe për të menaxhuar sëmundjet kronike
Në përgjithësi, trajnimi i  profesionistëve të shëndetit  është më i pakët në lidhje me kujdesin e veçantë për njerëzit e moshuar. Megjithatë, koha që  do të shpenzojnë gjithnjë e Kujdesi kohë për këtë pjesë të popullsisë. OBSH pohon se të gjithë ofruesit e shëndetësisë duhet të trajnohen për çështjet e moshimit, pa marrë parasysh profesionin e tyre. 

10. Fatkeqësitë dhe emergjencat ndikojnë rëndë te njerëzit e moshuar.Për shembull, përqindja më e lartë e vdekjeve të shkaktuara nga cunami  në Indonezi në 2004 ishte te  njerëzit mbi 60 vjeç e lart, apo  shumica e  viktimave të valëve të nxehta në Evropë në  2003 ishin njerëzit mbi 70 vjeç. 

11.Në të moshuarit rritet rreziku i rrëzimeve, dhe lëndimet janë shumë më serioze,gjë që çon në ritje të kostove shëndetësore, njerëzore dhe ekonomike. 

12.Abuzimi me të moshuarit është në rritje me  plakjen e popullsisë dhe me dinamikën e ndryshimeve sociale
OBSH vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë e abuzimit si  fizike, psikologjike, emocionale, financiare ose për shkak të lënies pas dore (neglizhimit).  

Fakte nga vendi ynë 

Në vendin tonë, në vitin 2009 popullsia e grup moshave  60 vjeç e lart përbëjnbë  12.9% të popullsisë përkundrejt  9% që ishin në vitin 2007 apo 3% në vitin 1990. Nga pikpamja gjinore femrat përbëjnë  më shumë se gjysmën e popullsise 60 vjeç e lart.  Disa studime në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit tregojnë se më shumë se 2/3 e të moshuarve janë të sëmurë apo vuajnë nga nje semundje kronike, ndërkohë një e treta e tyre raportojnë se vuajnë me më shumë se një sëmundje apo problem shëndetësor. Vetëm 12% e të moshuarve raportojnë se nuk kanë pasur nevojë për të përdorur shërbimet shëndetësore gjatë 5 viteve të fundit. Numri  i të moshuarve që përdorin  shërbimet shëndetësore parësore përbën pothuaj gjysmën e tyre  dhe prirja është drejt rritjes. Gjithashtu të moshuarit konsumojnë pothuaj gjysmën e barnave mjekësore, ose më shumë se tre fishin krahasuar me të sëmurët e moshave të tjera.  Nga 530 mijë të moshuar, të regjistruar tek Mjeku i Familjes, rreth 405 mijë përdorin shërbimet e financuara nga skema e sigurimeve shëndetësore. Rreth 160 mijë janë përfitues të rregullt 1- 4 recetave ne muaj, që mesatarisht kapin vlerën e 252 milionë lekëve në muaj. 

Nëse shohim sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, ato ndjekin trendin e përgjithshëm të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së popullsisë në tërësi.

Sëmundjet kronike më të shpeshta të raportuara mes të moshuarve shqiptare në disa studime të kryera në Tiranë dhe në disa rrethe të vendit janë sëmundjt kardio-vaskulare me rreth 60%, diabeti me rreth 20%, të ndjekura nga sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet kronike të mushkërive dhe artriti reumatiod. Ende nuk është e studiuar në mënyrë të përshtatshme në vendin tonë prevalenca e problemeve të shëndetit mendor si neurozat dhe demencat.

Pothuajse të gjithë të moshuarit të përfshirë në studime,94%, raportojnë se kanë shqetësime lidhur me dhimbjet kronike ndërkohë se në mbi 15% të rasteve dhimbja është shumë e fortë. Mbi 30% e të moshuarve kanë probleme me shikimin dhe rreth 20% e tyre kanë probleme me dëgjimin.

Shifra është shumë më e madhe kur bëhet fjalë për aksesin në mjekimin e përshtatshëm: pothuaj 70% raportojnë të kenë pasur probleme me sigurimin e medikamenteve të rekomanduara nga mjeku.

Në raportin e publikuar në vitin 2011 nga rrjeti MOSHA u nënvizua se 8-9% e të moshuarve kanë probleme serioze të lidhura me autonominë dhe praktikisht kanë nevoje të vazhdueshme për përkujdesje.

Por jo gjithcka është në dorën e tyre. Të moshuarit ndeshen shpesh me barriera shoqërore që ndikojnë mjaft në jetën e tyre. Gjithmonë e më shumë të moshuar jetojnë të vetmuar, ndërkohë që gjendja ekonomike e tyre është më e rëndë se pjesa tjetër e shoqërisë.

Ministria e Shëndetësisë ka qënë pjesë aktive e  hartimit të Dokumentit Ndërsektorial Zhvillues dhe Planit të Veprimit për Moshimin,2009-2013.Në këtë dokument është bërë një analizë për shëndetin e mirëqënien e personave të moshuar dhe  nga ana tjetër ky dokument dhe plani i veprimit, konfirmon vullnetin dhe angazhimin programatik të Qeverisë në promovimin e vlerave dhe zgjerimin e kontributeve të të moshuarve në komunitetet ku ata jetojnë. Por akoma ka vend për përmirësim  apo  zgjerim të  aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale publike dhe jopublike. 

KUJTONI thënien  e Marco Tullio Cicerone (45-44 a.C.) :“Shëndeti është një kapital i cili duhet mbrojtur,kujdesur dhe ndërtuar gjatë gjithë jetës.Shumë sëmundje të të  moshuarve janë rezultati i mëkateve të rinisë.Prandaj,Për të përmirësuar shëndetit e të moshuarve duhet të edukohen për shëndetin të rinjtë”. 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC