E rrallë… vajza 10 vjeçare bëhet nënë: ‘Duhej të ishte duke luajtur me kukulla”

Vajza 10 vjecare kolumbiane i jep jete nje foshnje

Një vajzë 10 vjeçare kolumbian është bërë një nga nënat më të reja në botë, duke i dhënë jetë një vajzë të shëndetshme. Vajza, anëtare e një fisi indigjen, të quajtur Wayuu, të vendosur në Gadishullin Guajira La në veri të vendit, ishte 39 javëshe shtatzënë kur ajo iu nënshtrua një operacioni cezarian. Shumica e shtatzënive janë 38 javëshe.

Kjo ishte hera e parë që një vajzë e moshës fëminore, para adoleshencës, nga qyteti Manaure, ishte vizituar tek një mjek në lidhje me shtatzëninë e saj.

Thuhet se ajo arriti në spital me gjakrrjedhje, e mbytur në lot dhe me dhimbje të forta nga kontraktimet. Mjekët vendosën për të kryer operacionin për shkak të moshës së saj te vogel, ndërsa tani nënë e bijë, që peshon rreth 2.3 kg, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëna e re ka refuzuar t’i japë  gji të porsalindurës së saj dhe të dyja qendrojne  në departamentin e të sapolindurve në spital, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Edhe pse policia kolumbiane mund të ndjekë penalisht të atin për seks me të mitur, Kushtetuta e vendit u garanton Wayuu-se autonomi. Kjo lejon qe fisi të ruajë sovranitetin e vet dhe trashëgimitë kulturore të caktuara, nje nga të cilat eshtë dhe lindja e fëmijëve në një moshë shumë të re. Ndërsa nuk është bërë  ditur identiteti i të atit, disa gazeta lokale spekulojnë se mund të jetë një 15 vjeçar; të tjerë besojnë se është një 30 vjeçar.

Çështja është kritikuar nga drejtori i spitalit ku dhe është asistuar lindja. Efraín Pacheco Casadiego tha për RCN La Radio: ‘ne kemi parë deri tani raste të ngjashme të vajzave të fisit wayuu”. “Në një kohë kur vajza duhej të ishte duke luajtur me kukulla, ata duhet të kujdesen për një fëmijë. kjo është shokuese”. Por Alejandro Samplayo, drejtor i Institutit Kolumbian Familjar i referohet kulturës së tyre.

Nena me e re ne bote nje 5 vjecare

Nëna  më e re është Lina Medina, një vajzë peruviane që i dha jetë një foshnje vetëm 2 javë pasi mbushi 5 vjec. Lindja ishte një lajm i madh dhe tronditës kur ajo ndodhi në 1933, ashtu sikurse nuk ishte dëgjuar ndonjëherë që një vajzë mund të ishte në gjendje të lindte në një moshë kaq të re. Medina, që tani është 78 vjec, kurrë nuk ka treguar emrin e babait të foshnjës dhe është ende e paqartë nëse ajo vetë e di apo jo. Mjeku që asistoi lindjen tha se ajo nuk mund të jepte një përgjigje të saktë kur u pyet rreth shtatzanisë. Babai i saj u arrestua për dhunë dhe incest, por akuzat ranë për shkak të mungesës së provave. Ajo lindi një djalë të shëndetshëm me operacion cezarian, për shkak të moshës tepër të vogël. Djali, që u quajt Gerardo, ishte i shëndetshëm, por ai vdiq në moshën 40 vjec në 1979 nga sëmundje kockash.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC