Cannon me Ina Ramën: Britania mbështetje për Prokurorinë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, duke vlerësuar performancën e Prokurorisë Shqiptare në angazhimet e saj, siguroi kryeprokuroren. Ina Rama për mbështetjen në punën e saj. Gjatë një takimi me kryeprokuroren Ina Rama. Cannon rikonfirmoi për vijimin e marrëdhënieve të ngushta e bashkëpunuese si me organet e akuzës në Britaninë e Madhe ashtu edhe me stafin diplomatik britanik në Tiranë.
Nderkohe, kryeprokurorja në fjalën e saj vuri theksin te angazhimi i këtij institucioni në rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë. Rama dha një panoramë të institucioneve të zbatimit të ligjit, mënyrës si funksionojnë dhe bashkërendojnë punën, si dhe u ndal në probleme të ndryshme të reformës në sistemin e drejtësisë.
Takimi, i cili u zhvillua në kuadër të vizitave të kortezisë të ambasadorit të Britanisë së Madhe në detyrën e tij në Tiranë, pati një karakter njohës me qëllimin e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit.






