Protokollet e mjekimit, bazuar në kostot e shërbimeve. Të dhënat e para

Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana

Protokollet e mjekimit qe po hartohen per spitalet, duhet të bazohen në kostot reale te shërbimeve mjekësore. Kështu u shpreh drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana. “Pas nje pune 3 vjecare te ISKSH-se per matjen e kostove te disa sherbimeve kryesore, mendojme se ka ardhur koha te gjenden zgjidhjet per ndryshimin e menyres se financimit ne spitale duke u bazuar ne protokollet qe po hartohen nga Ministria e Shendetesise dhe aktoret e tjere, te cilat duhet te bazohen ne kostot reale te sherbimeve”, tha Hana.

Ne zbatim te reformes ne sherbimin shendetesor paresor, ISKSH –ja ka kontaktuar me ofruesit sherbimeve duke marre informacion real mbi gjendjen aktuale,duke iniciuar ngritjen e strukturave te reja administrative, plotesimin e tyre me personel te kualifikuar si : (qendra e kostos , qendra e perpunimit te te dhenave statistikore, ngritja e zyres se informacionit dhe recepsionit).

Ne funksion te marrjes dhe perpunimit elektronik te te dhenave te pacientit, ISKSH-ja ndertoi softin kompjuterik te llogaritjes se kostos sipas sherbimeve mjeksore dhe diagnozave duke e instaluar ne 39 spitale te kontraktuara , duke  realizuar per here te pare perpunimin  e te dhenave te karteles se pacientit ne menyre elektronike .

Ndërkohë, për herë të parë është bërë e mundur logaritja e kostove dhe të treguesve tekniko-ekonomik , indikatoreve te vleresimit te performances ne shërbimet spitalore ne 6 mujorin e pare 2011 te Spitaleve te kontraktuara .

Disa tregues te llogaritur: 

Kosto mesatare për rast .
Kosto mesatare për rast, për 4 shërbime kryesore qe zene pjesen kryesore ne totalin e shpenzimeve te aktivitetit spitalor, si ,( Kirurgji, Gjinekologji-Obstetrik, Pediatri dhe Pathollogji).
Kosto mesatare per diagnoze sipas klasifikimit nderkombetar ICD 9.
Kosto mesatare për ditë qëndrimi .
Koston e plote për sherbimet mbeshtetese (laborator, imazheri,urgjencë, etj).
Treguesit mbi ditëqëndrimin mesatar të pacienteve në spitale,sipas shërbimeve të ofruara.
Përcaktimin dhe kostifikimin e diagnozave më frekuente (ne Spitalet e Qarkut dhe Bashkive ).

* Kosto per 4 sherbimet me kryesore – (Spitale bashkiake)

Kosto mesatare /rast ne Sherbimin e Kirurgjise se Pergjithshme eshte 55. 000 /leke.
Kosto mesatare /rast ne Sherbimin e Obsetrik-Gjinekologjise eshte 37.3 000/ /leke
Kosto mesatare /rast ne Sherbimin e  Patologjise / eshte 48.1  000/leke.
Kosto mesatare /rast ne Sherbimin e Pediatrise se Pergjithshme eshte 34. 000/leke.

* Kosto per 4 sherbimet me kryesore - Spitalet e Qarkut  

Kosto mesatare /rast ne sherbimin e Kirurgjise se Pergjithshme eshte 46.8 000/leke.
Kosto mesatare /rast ne Sherbimin e Obsetrik-Gjinekologjise eshte 34.000 /leke.
Kosto mesatare per rast ne Sherbimin e  Patologjise eshte 37.000/ leke.
Kosto mesatare /rast ne Sherbimin e Pediatrise se Pergjithshme eshte 32.8 000/leke

* Ndryshimet nga Spitali ne Spital jane ne vlera te ndryshme ,per kete arsye ISKSH-ja ka analizuar dhe faktoret qe kane influencuar ,sic jane , semundshmeria e ndryshme sipas zonave , nr.i popullsise sipas shperndarjes gjeografike , struktura e popullsise sipas grup moshave , niveli ekonomiko -social, distancat e largeta ne rajone ,kultura mjeksore jo ne  nivelin e duhur .

Indikatoret e performances

Nje nder synimet e ISKSH-ja ne zbatim te reformes ne sherbimet spitalore eshte dhe permiresimi i vazhdueshem i cilesise se Sherbimeve te ofruesve qe kane kontrata me ISKSH. Prej tre vitesh ne kontratat tona me ofruesin kemi aplikuar indikatore per te vleresuar performancen e sherbimeve Spitalore . Keto lloj indikatoresh jane ne perputhje me standartet e aplikuara sot ne vende europiane .

Ne te ardhmen , synimi i ISKSH eshte ,lidhja e metodave te financimit te Spitaleve me ofrimin e paketave te sherbimit dhe realizimin e indikatoreve te performances si nje mekanizen e cila do te ndikoje ne  sigurimin dhe rritjen e cilesise se sherbimit mjeksor ndaj pacientit.

Me poshte jane vendosur realizimet e ketyre indikatoreve per 6 muaj:

Shfrytezimi i shtratit , % mesatare eshte :

Spitalet Bashkiake      32.1 %
Spitalet e Qarkut         38  %.
Materniteti nr.1           67.9 %
Materniteti nr. 2          42.5 %
Spitali Universitar ‘Nene Tereza”  63%
Spitali Universitar i Semundjeve te Mushkerive   84.5 %

Diteqendrimi mesatar ne spital per pacient eshte:

Spitalet Bashkiake       6 dite
Spitalet e Qarkut          5 dite
Materniteti nr.1            3.6  dite
Materniteti nr.2            3.15 dite
Spitali Universitar i Semundjeve te Mushkerive  9.4 dite
Spitali Universitar ‘Nene Tereza”   6.61 dite

Me siper ,eshte paraqitur ne menyre te permbledhur finalizimi i nje pune gati tre vjecare nga ISKSH-ja, ky proces eshte drejt parashtrimit per vendimmarrje nga qeveria, bazuar ne politikat e saj, sociale, ekonomike dhe financiare. Ky proces i rendesishem, do i paraprije dhe hartimit te paketave te sherbimit shendetesor, te cilat, do bejne praktikisht te zbatueshem ligjin nr.10383, dt. 24.02.2011 « Per finacimin e sherbimit shendetesor » i cili hyn ne fuqi ne Prill  te vitit 2013.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC