Sindromi Down, ndodh 1 në 691 lindje të gjalla në botë

Sindromi Down ndodh 1 në 691 lindje të gjalla në botë, ndërkohë që ne Diten Boterore te Sindromes Down jane percjelle mesazhe sensibilizuese për përkrahje, promovimin e aftësive dhe potencialeve të kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare, si dhe të bëjë thirrje për nevojën e përforcimit të përkrahjes nga institucionet.

Qendra Xhonatan dhe Komuniteti i Sindromës Down Shqipëri, kanë organizuar aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down qe festohet për herë të parë në vendin tone. Aktivitetet kanë nisur me Ecjen Masive “Buddy Walk”Albania, nën moton “Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje”, që ka vazhduar përgjatë gjithë Bulevardit “Zogu i I”, Bulevardit “Xhan D’Ark” duke përfunduar tek Parku Rinia. Festimet do të vazhdojnë me një koncert të organizuar me këtë rast, me pjesëmarrjen e këngëtarëve si: Besa Kokëdhima, Eliza Hoxha, Ermal Mamaqi, Orgesa Zaimi, Big Basta, Kamela Islamaj, Olta Boka, Kejsi Tole, Era Rusi, Vitmar Basha, etj.

Për Ditën Botërore është zgjedhur data 21/3 si dita e kësaj sindrome në mënyrë simbolike për të personifikuar ndryshimin gjenetik të trefishimit të kromozomit 21, mutacion ky që shkakton Sindromën Doën ose siç quhet në gjuhën shkencore Trisomy 21.

 

Kjo ditë është nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri vjen e organizuar me një sër aktivitetesh, me qëllim promovimin e aftësive dhe potencialeve të kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare, ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për përkrahje të personave me Sindromën Down në gjirin e komunitetit ku jetojmë, informimin e saktë për Sindromën Down, si dhe të bëjë thirrje për nevojën e përforcimit të përkrahjes nga institucionet përkatëse të republikës së Shqipërisë, si ato të arsimimit dhe të punësimit për krijimin e hapësirave të përshtatëshme për edukimin dhe punësimin e kësaj kategorie.

Çfarë është Sindroma Down?

Sot në botë ai rezulton të ndodhë në 1 në 691 lindje të gjalla. Është sindromi kromozomik më i hasur. Ai nuk lidhet me racën, kombësinë, fenë apo statusin socioekonomik. Ai nuk shkaktohet nga ndonjë veprim i bërë nga femra gjatë shtatzanisë. Ende sot nuk dihen shkaqet që shkaktojnë këtë sindromë dhe nuk ekziston një kurë për shërimin e tij. Fakti më i rëndësishëm që duhet ditur rreth individëve me Sindromën Down është se ata janë më shumë të ngjashëm me ne, se të ndryshëm prej nesh. Ne rast të një trajtimi te kujdesshëm shëndetësor të sëmundjeve që shoqerojnë këtë sindromë si dhe të një trajtimi terapeutik, individi që ka këtë sindromë mund të arrijë të gëzojë një jetë të gjatë, të pavarur dhe të shëndetëshme dhe t’i shërbejë komunitetit si çdo individ tjetër i shoqërisë.

Rreth Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down

U themelua në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë dhe është ndjekur nga 69 shtete deri më sot. Festohet çdo vit me datë 21 Mars (21/3) për të simbolizuar triplifikimin unik te kromozomit 21 e cila shkakton kete gjendje gjenetike. Synimi i ditës është të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin për këtë sindromë, si dhe të promovojë të drejtat e trashëguara të personave të prekur nga sindroma për të jetuar një jetë me dinjitet dhe për të qenë aktivë dhe pjesëmarrës që japin vlera në komunitetin dhe shoqerinë ku jetojnë.

Një rezolutë për të përcaktuar  21/3 si Dita Ndërkombvtare e Sindromes Down, dhe për tu vëzhguar çdo vit duke filluar nga viti 2012, është adaptuar me konsensus nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara në Dhjetor 2011. Rezoluta u propozua dhe u promovua nga Brazili dhe u bashkësponsorizua nga 78 shtete të Kombeve të Bashkuara. Duke filluar nga viti 2012 e në vazhdim kjo ditë do të festohet në 192 shtete të KB.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC