Rama: Takime të shkëlqyera në SHBA, javën tjetër në Britani

Kryetari i Partisë Socialiste do të vijojë takimet e tij javën e ardhme në Britabinë e Madhe, ndërsa ka përmbyllur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama njofton për përfundimin e vizitës në SHBA përmes rrjetit social Twitter, e po kështu edhe për takimet javën e ardshme në Britaninë e Madhe.

“Në rrugën e kthimit. Një tjetër stacion tërheqës fillimjavën e ardhshme takimet në Labour Party dhe në 26 mars London School of Economics.”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.

Rama zhvilloi një vizitë disaditore në SHBA, ku ka patur takime në Departamentin e Shtetit si dhe  kongresmenë, me të cilët ka diskutuar në lidhje me programin e PS për “Një Rilindje Shqiptare”, si dhe situatën aktuale në vend.

Takimet në SHBA

Pas takimit në Departamentin e Shtetit me Zëvendësndihmësin Sekretarin Amerikan të Shtetit për Europën Philip Reeker, takim të cilin vetë Rama do ta cilësonte frymëzues, axhenda e Kryetarit të PS ka qenë e ngjeshur me takime në Kongresin Amerikan. Kryetari Rama, është takuar me disa nga kongresmenët më të rëndësishëm, me të cilët ka diskutuar në lidhje me programin e PS për “Një Rilindje Shqiptare”, si dhe sfidat e Shqipërisë në këtë vit të rëndësishëm për statusin e kandidatit në BE, si dhe për procesin e përfundimit me sukses të reformës zgjedhore në Shqipëri.

Lideri i opozitës ka takuar kongresmenët Eliot Engell dhe Gary Peters, zëdhënës aktivë të çështjeve shqiptare. Rama ka falenderuar dy kongresmenët për avokatinë e sinqertë ndaj Shqipërisë pa marrë anë politike, por duke synuar më të mirën për vendin. Nga ana e tij Kongresmeni Engel e çmoi shumë rolin dhe punën e Ramës në Shqipëri dhe u angazhua për një marrdhënie të ngushtë e mbështetëse.

Kongresmeni Peters, autor i ligjeve kryesore Presidenti Obama dekretoi për stimulimin e bizneseve të vogla të rrezikuara nga kriza ekonomike, ofroi mbështetje të programit të PS në ndihmë të sipërmarrjeve të vogla e të mesme.

Rama ka zhvilluar një takim me një tjetër të zgjedhur të Kongresit Amerikan, me kongresmenin Gregory Meeks. Me kongresmenin Meeks, siç pohoi vetë Kryetari i PS u fol për Shqipërinë si vend aleat i palëkundur i ShBA dhe rëndësinë e demokratizimit të mëtejshëm të vendit tonët. Rama falenderoi Meeks për ndihmën legjislative në antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kërkoi të njëjtën mbështetje lobimi për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Meeks përshëndeti fokusimin e PS tek çështjet konkrete që ndihmojnë qytetarët dhe ftoi  Ramen për një vizitë të dytë në Kongresin Amerikan me fokus Komitetin e Marrdhënieve me Jashtë ku ai është drejtues i lartë.

Programi për Sportin është kapitull i veçantë i dokumentit themelor të socialistëve miratuar në Kongresin e 5 nëntorit. Kreu i PS është takuar edhe me një nga emrat më të njohur të futbollit amerikan, Heath Shuler, që tani përfaqëson Karolinën e Veriut në Kongres. Në takimin Rama Shuler është folur pikërisht për këtë kapitull të veçantë të Programit, për të bërë të mundur një rilindje për sportin shqiptar. Kongresmeni Shuler ofroi ide konkrete për të pasuruar kurrikulat e shkollave me edukimin sportive. Të dy ish-sportistët, sot politikanë, po planifikojnë një takim të dytë në Tiranë për t`i dhënë një promovim më të madh kulturës sportive në Shqipëri.

Përpara takimit në Departamentin e Shtetit, Rama ka qenë në Bankën Botërore. “Në Bankën Botërore për të nxitur mbështetjen buxhetore për Shqipërinë si një instrument lehtësues për masat e domosdoshme antikrizë,” pohon vetë Kryetari Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Robert Aderholt është kongresmen i njohur i Kongresit Amerikan, Kryetar i Komisionit për Sigurinë e Brendshme Amerikane. Kryetari Edi Rama ka zhvilluar një takim të veçantë me Aderholt, i cili shërbën dhe si anëtar i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, apo siç njihet ndryshe me emrin Komisioni Amerikan i Helsinkit. Komisioni Amerikan i Helsinkit është një agjenci e qeverisë amerikane, që monitoron dhe inkurajon zbatimin e Aktit Final të Helsinkit dhe përbëhet nga nëntë anëtarë të Kongresit, nëntë anëtarë të Senatit dhe nga një përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, i Mbrojtjes dhe i Tregtisë.

Takimi i Kryetarit Rama me kongresmenin Aderholt ka patur në qendër Shqipërinë. Vetë kryetari Rama në një mesazh në faqen zyrtare shprehet se “Takimi i fundit për këtë herë me kongresmenin Aderholt, kryetar i Komisionit të Sigurisë e po ashtu shumë i interesuar për Shqipërinë”. Aderholt u informua mbi procesin e reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Pas ftesës së zotit Rama, Aderholt mund të vizitojë Shqipërinë në maj të këtij viti.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC