Matura Shtetërore 2012, rregullat dhe udhëzimet. Datat e mbajtjes së provimeve

Gjate provimeve te Matures Shteterore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka percaktuar procedurat për zhvillimin e Maturës Shtetërore 2012. Udhëzimi i ministrit përcakton se lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore janë Gjuhë Shqipe-Letërsi, Matematikë dhe Lëndët me Zgjedhje. Udhëzimi përcakton listën e lëndëve të provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2012, si dhe kriteret në bazë të të cilave maturantët mund t’i zgjedhin ato. Po kështu udhëzimi përcakton dhe datat e mbajtjes së provimeve të Maturës Shtetërore. Rregullore per Maturen Shtetore, Udhezimi per zhvillimin e Matures Shteterore. Nderkohe, MASH ka publikuar dhe Formularin A1 dhe A1 Z, si dhe udhezimet perkatese per plotesimin e tyre.

Matura  Shtetërore është kryerja e provimeve me detyrim dhe ato me zgjedhje në përfundim të shkollës së mesme dhe për hyrje në universitet, kështu që Matura Shtetërore përfaqëson jo vetëm provimet përfundimtare, por ajo  është një proces rregulloresh të kalimit prej shkollës së mesme në Institucionet e Arsimin të Lartë Publik (IALP). Provimet e Maturës Shtetërore janë provimet përfundimtare të shkollës së mesme, marrja e të cilëve nënkupton  përfundimin e arsimit të mesëm. Duke kaluar provimet e Maturës Shtetërore kandidatët tregojnë se kanë arritur standartet e njohurive të përcaktuara nga programet e përgjithshme të shkollave të mesme.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC