“Toka e gjakut dhe mjaltit”, Jolie në Sarajevë

Angelina Jolie duke marre cmimin ne Sarajeve

Aktorja  hollivudiane Angelina Jolie dhe partneri i saj Brad Pitt, kanë qenë në kryeqytetin boshnjak Sarajevë për premierën e filmit të saj,  që flet për  një histori lufte dhe dashurie që ka ngjallur polemika në Ballkan.

Filmi “Toka e mjaltit dhe gjakut” u shfaq më 14 shkurt në një premierë të veçantë për 5.000 të ftuar.

Filmi përshkruan gjendjen e dhjetëra mijëra grave boshnjake myslimane që u ishin nënshtruar përdhunimit dhe abuzimit nga rrëmbyesit e tyre serbë, gjatë luftës së viteve 1992-95, një konflikt që përfshinte masakrën e Srebernicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Filmi i Jolie ka qenë i kritikuar nga serbët etnikë, të cilët thonë se ai portretizon ushtarët serbë si keqbërës.

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC