Sa ndikojnë lulet tek dashuria? Ja si fitohet zemra e një vajze

Lule dhe romance

Lulet në të vërtetë janë rruga drejt zemrës së një gruaje; ky është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve. Gratë janë më tepër të prirura të gjejnë një burrë tërheqës dhe të pranojnë një takim me një te panjohur, nëse janë në prezencën e luleve shumengjyreshe, ka treguar një studim. Lidhja midis luleve dhe romances është shume e fortë, thone shkencetaret.

Ndersa një vazo me lule në një tavolinë, apo një tufë lulesh shumëngjyrëshe nga kopshti do të zbunin zemrën e gruas. Gjetjet vijnë nga Dr Nicolas Gueguen, një psikolog në Universitetin e South Brittany, i cili studion shkencën e tërheqjes. Në një studim, ai u kërkoi 46 studenteve, vullnetare në studim, të qëndronin në dhomë dhe të shikonin një video të një burri që fliste rreth vetes. Gjysma e studenteve panë videon në një dhomë, ku gjendeshin tre vazo të mbushura me lule, një përzierje e trëndafilave, margaritave dhe të tjera lule. Dhe pjesa tjetër bëri të njëjtën gjë, por në një dhomë pa lule. Kur studentet panë videon në dhomën e dekoruar me lule, ato vlerësuan djalin në video si tërheqës dhe ishin të kënaqura  e te gatshme për një takim me të.

Ndërsa në një pjesë të dytë të studimit, eksperimenti u përsërit me 122 femra beqare të moshës nga 18 deri në 20. Këtë herë, pasi ato panë videon, u dërguan në një dhomë ku u takuan me një student (atyre iu tha që ishte student, por në të vërtetë ishte një aktor për qëllimet e studimit), që u kërkonte të dilte me to. Dhe përsëri u pa që prezenca e  luleve i bënte femrat të pranonin tërheqjen ndaj shoqëruesit.

Dr Gueguen, që publikoi studimin, tha se “këto rezultate konfirmojnë konceptin popullor që lulet janë në gjendje të aktivizojnë romancat dhe veprojnë si një lehtësues në takime”. Megjithatë, kërkuesit nuk janë të sigurtë se përse lulet zbusin zemrën e grave. Richard Wiseman, një psikolog në Universitetin e Hertfordshire,  qe ka hulumtuar shkencën e tërheqjes, tha se “lulet janë të lidhura me romancën, kështu që ato mbushin shpirtërisht gruan”.  ”Por, unë mendoj se ka një shpjegim tjetër. Lulet duken të bukura dhe kanë erë të mirë dhe të sjell gjendje të mirë. Dhe nëse ju jeni në humor të mirë, ka më shumë gjasa që jeni krijues, miqësorë, bujare dhe të gjeni dikë tërheqës”, tha ai.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC