Kontratat me ISKSH, formular vetëdeklarimi nga farmacitë

Per here te pare, të gjithë subjektet farmaceutike do të plotësojnë një formular “vetëdeklarimi”, element ky i ri në kontratat e reja mes Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe farmacive. Keshilli Administrativ i Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor miratoi kontratat e reja, me të cilat pritet të forcohet kontrolli i barnave te rimbursueshme.

Sipas drejtoreshes se ISKSH, znj.Elvana Hana,kyformular synon që të lehtësojë proçedurën e lidhjes së kontratave me farmacite dhe depot farmaceutike, nderkohe qe dokumentacioni i plote do te kerkohet ne rastet kur ka ndryshime te kritereve të lidhjes së kontratës  si dhe për subjektet qe lidhin kontrate me ISKSH-ne per here te pare.

“Në kontratat me Farmacite per vitin 2012, për të bërë të mundur kontrollin sa më te mirë te barnave me rimbursim, është vendosur per here te pare marrja e masave me gjobe per cdo vonese ne hedhjen e te dhenave online nga ana e farmacive brenda 48 oresh, afat ky i percaktuar ne kontrate”, tha drejtoresha e ISKSH-se.

Shkeljet me te renda kane penalitetet si me poshte:

Per mos-hedhjen e te dhenave online brenda 15 ditesh nga farmacite, kontrata parashikon masa me te forta, me konkretisht vendosjen e kushtit penal prej 20 000 leke. Dhe ne rast se, te dhenat online nuk hidhen nga farmacite per 1 muaj, farmacise i zgjidhet kontrata deri ne fund te periudhes se kontraktuar.

Nje tjeter mase qe parashikohet ne kontrate, ka te beje me gjetjen ne farmaci ne menyre te perseritur te librezave te shendetit te pacienteve, te cilet nuk jane prezent ne farmaci. Ne keto raste, farmacise i zgjidhet kontrata deri ne fund te periudhes se kontraktuar por jo me pak se per nje periudhe 6 mujore nga koha e zgjidhjes.

Edhe kontrata e reja me Depot Importuese dhe Distributore 2012, parashikojne marrjen e masave për të minimizuar mundësitë abuzive të depove distributore nga shitja e barnave.

Me konkretisht, kur nga kontrolli me inventarizim i barnave te rimbursueshme, ne depo rezultojne diferenca ne plus te pajustifikuara (gjendja fizike eshte me e madhe se gjendja kontabel) me vlere ne masen mbi 10 % te xhiros totale, per barnat e inventarizuara, depos i zgjidhet kontrata nga dita e njoftimit zyrtar deri ne fund te periudhes se kontraktimit por jo me pak se nje periudhe 6 mujore nga koha e zgjidhjes.

Nje tjeter risi, sipas drejtoreshes se ISKSH-se, ka te beje me hedhjen online te te dhenave per barnat e rimbursuara edhe ne spitale per nje kontroll sa me te mire te qarkullimit te medikamenteve.

 

 

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC