Kostoja e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve, çmimet e reja sipas Qarqeve. Lista e plotë
Publikohen tarifat e reja për koston mesatare të ndërtimit dhe vlerën mesatare të apartamenteve për të gjitha qarqet e vendit, dhe disa nga komunat kryesore. Vendimi i qeverisë parashikon që kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave në shkallë republike, për vitin 2011, të jetë 36526 lekë metri katror për sipërfaqe shfrytëzimi. Vendimi i Qeverisë gjithashtu përcakton çmimet e tregut të lirë sipas qarqeve. Më poshtë po japim të plotë vendimin, bashkë me çmimet e publikuara.
UDHËZIM Nr.4, datë 23.11.2011 PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR i BANESAVE, PËR VITIN 2011
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh” të nenit 34/1 të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
UDHËZON:
1. Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2011, të jetë 36 526 (tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e gjashtë) lekë/m 2 , për sipërfaqe shfrytëzimi.
2. Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2011, të jetë sipas tabelave nr.1, nr.2, nr.3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi.
3. Për qytetet për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.
4. Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta.
TABELA NR.1 KOSTO MESATARE E NDËRTIMIT
Në koston mesatare nuk janë përfshirë vlerat e:
1. rrjetit inxhinierik,
2. projektit,
3. studimit gjeologjik dhe sizmik,
4. lejes së ndërtimit,
5. truallit,
6. shpenzime operacionale të EKB 4%.
Nr. Qyteti Lekë/m2 sip. Shfrytëzimi Lekë/m2sip.ndërtimi
1 Berat 36,133 29,671
2 Dibër 36,959 30,347
3 Durrës 36,188 29,714
4 Elbasan 35,730 29,334
5 Ersekë 36,645 30,094
6 Fier 36,103 29,645
7 Gramsh 35,884 29,461
8 Gjirokastër 36,951 30,347
9 Korçë 36,450 29,934
10 Krujë 36,641 30,090
11 Kavajë 36,188 29,714
12 Kuçovë 36,070 29,619
13 Kukës 37,151 30,510
14 Laç 36,532 29,999
15 Lezhë 36,760 30,187
16 Librazhd 36,317 29,820
17 Lushnjë 35,915 29,492
18 Mat 36,956 30,347
19 Përrenjas 36,248 29,763
20 Peqin 35,834 29,420
21 Përmet 36,838 30,252
22 Pogradec 36,645 30,094
23 Pukë 37,289 30,628
24 Rrëshen 36,659 30,104
25 Skrapar 36,276 29,789
26 Sarandë 36,904 30,306
27 Shkodër 36,745 30,176
28 Tepelenë 36,838 30,252
29 Tropojë 37,330 30,661
30 Tiranë 36,427 29,910
31 Vlorë 36,712 30,147
Kosto mesatare 36,526 29,994
VLERAT MESATARE TË SHITBLERJEVE NË TREGUN E LIRË PËR VITIN 2011 SIPAS QYTETEVE
Nr. Qytetet Lekë/m2, sipërfaqe shfrytëzimi
1. Qarku Berat
1 Berat 39,350
2 Çorovodë 18,150
3 Kuçovë 33,400
4 Poliçan 22,230
5 Ura Vajgurore 31,060
2.Qarku Dibër
6 Burrel 42,389
7 Bulqizë 41,100
8 Peshkopi 46,472
9 Klos 35,000
3. Qarku Durrës
10 Durrës 74,540
11Krujë 49,720
12 Fushë-Krujë 50,180
13 Shijak 43,615
14 Sukth 41,000
4. Qarku Elbasan
15 Belsh 34,300
16 Cërrik 39,047
17 Elbasan 49,120
18 Gramsh 39,200
19 Librazhd 44,025
20 Peqin 39,824
21 Përrenjas 41,100
5. Qarku Fier
22 Ballsh 30,100
23 Divjakë 44,000
24 Fier 58,500
25 Lushnjë 42,700
26 Patos 30,000
27 Roskovec 37,000
6. Qarku Gjirokastër
28 Gjirokastër 48,835
29 Këlcyrë 27,300
30 Libohovë 29,400
31 Memaliaj 21,800
32 Përmet 35,800
33 Tepelenë 27,400
7. Qarku Korçë
34 Bilisht 36,200
35 Ersekë 26,800
36 Korçë 51,500
37 Leskovik 21,220
38 Maliq 29,747
39 Pogradec 49,230
8. Qarku Kukës
40 B.Curri 29,100
41 Krumë 27,800
42 Kukës 41,000
9. Qarku Lezhë
43 Laç 43,077
44 Lezhë 53,150
45 Mamurras 32,540
46 Rrëshen 40,605
47 Rubik 29,113
10. Qarku Shkodër
48 Fushë-Arrëz 7,960
49 Koplik 40,730
50 Pukë 22,687
51 Shkodër 55,300
52 Vau Dejës 26,425
11. Qarku Tiranë
53 Kamëz 51,000
54 Kavajë 58,575
55 Rrogozhinë 38,300
56 Vorë 50,000
57 Tiranë 88,200
12. Qarku Vlorë
58 Delvinë 35,800
59 Himarë 53,500
60 Konispol 35,200
61 Orikum 57,000
62 Selenicë 25,300
63 Sarandë 52,096
64 Vlorë 60,298
1 Komuna Kërrabë 28,180
2 Komuna Shëngjin 49,720
3 Komuna Milot 34,786
4 Kashar 58,500
5 Dajt 57,800
6 Farkë 70,800
TË DHËNAT E TREGUT TË LIRË TË APARTAMENTEVE NË QYTETIN E TIRANËS PËR VITIN 2011
Nr. Zonat Lekë/m2, sipërfaqe shfrytëzimi
1 1/1 98,000
2 1/2 71,000
3 2/1 190,000
4 2/2 137,000
5 2/3 115,000
6 2/4 116,000
7 2/5 89,500
8 3/1 81,000
9 3/2 67,000
10 4/1 75,000
11 4/2 61,500
12 5/1 190,000
13 5/2 135,000
14 5/3 117,000
15 5/4 95,000
16 6 70,000
17 7/1 124,000
18 7/2 120,000
19 7/3 91,900
20 7/4 64,350
21 8/1 112,000
22 8/2 94,600
23 8/3 70,000
24 9/1 135,000
25 9/2 106,500
26 9/3 72,000
27 10/1 145,000
28 10/2 142,800
29 10/3 110,000
30 11/1 88,000
31 11/2 71,000
32 11/3 62,500




