Kodi Rrugor, gjobat e reja ndaj drejtuesve të mjeteve. Rastet kur hiqen pikë nga patenta

Ndryshimet në Kodin Rrugor, përveçse kanë katërfishuar gjobat në rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikojnë vendosjen për herë të parë në Shqipëri të sistemit me pikë të lejes së drejtimit. Kështu, krahas gjobës që mund të marrë një drejtues mjeti, atij i zbriten edhe pikët që do të ketë në dispozicion.

Pikavarazhi për drejtuesit e mjeteve pritet të nisë së aplikuari pas 1. 5 vjetësh, ndërsa Kodi Rrugor parashikon 20 pikë në dispozicion. Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik bazuar në nenin 128 të këtij Kodi. Të njëjtit provim duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejedrejtimit, që pas njoftimit të shkeljes së parë që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen dy shkelje të tjera brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim të paktën pesë pikësh secila. Në rast se, mbajtësi i lejedrejtimit nuk i nënshtrohet verifikimeve të rinovimit të lejedrejtimit i konstatuar nga arkivi kombëtar i lejedrejtimeve brenda tridhjetë ditëve nga njoftimi i vendimit për ta rinovuar atë, leja e drejtimit pezullohet pa afat, me akt të veçantë të zyrës respektive të arkivit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ndërkohë ndryshimet në Kod parashikojnë gjithashtu masa administrative 3-4 herë më të larta në rastet kur drejtuesi i mjetit shkel kufinjtë e shpejtësisë, drejton automjetin në gjendje të dehur apo nën efektin e  pijeve alkoolike etj. Më poshtë ndryshimet e plota të miratuara në Kodin Rrugor.

Ndryshimet në Kodin Rrugor, nenet për gjobat si ishin dhe si ndryshojnë:

Neni 140, “Kufizimet e shpejtësisë” pika 7, 8, 9, 10 ishin:
7. Cilido që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
8. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
9. Cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dy mijë e pesëqind deri në dhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në tre muaj. Nëqoftëse shkelja është kryer nga një drejtues mjeti që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3-vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për tre deri gjashtë muaj.
10. Cilido që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

Në nenin 140 bëhen ndryshimet e mëposhtme në pikat 7, 8, 9, 10:
1. Pika 7 ndryshohet:
“7. Cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.
2. Pika 8 ndryshohet:
“8. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”.
3. Pika 9 ndryshohet:
“9. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj. Nëqoftëse shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3-vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj”.
4. Pika 10 ndryshohet:
“10. Cilido, që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë”.

Neni 141, “Pozicioni i mjetit në karrexhatë”, pika 11 ishte:
11. Cilido që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Pika 11 e nenit 141 ndryshohet:
“11. Cilido, që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 142 “Qarkullimi i mjeteve në rreshta paralelë”, pika 4 ishte:
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Pika 4 e nenit 142 ndryshohet:
“4. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 143, “Përparësia”, pika 10 ishte:

10. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.

Pika 10 e nenit 143 ndryshohet:

“10. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 144 “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”, pika 2 ishte:
2. Cilido që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor, ose nga normat përkatëse të akteve në zbatim, si dhe nga polici i trafikut, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta të parashikuara në nenet 6 dhe 7.
Pika 2 ndryshohet:
“2. Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta, të parashikuara në nenet 6 dhe 7″.

Neni 145, “Mënyra e veprimit në kalimet në nivel”, pika 5 ishte:
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Pika 5 ndryshohet:
“5. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Në nenin 146 “Parakalimi”, pika 15 dhe fjalia e dytë e pikës 16 ishte:
15. Cilido që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
16. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Pika 15 ndryshohet:
“15. Cilido, që kryen një parakalim pa zbatuar dispozitat e pikave 2, 3, 4, 5 e 8 ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.
Fjalia e dytë e pikës 16 ndryshohet:
“Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, masa administrative është me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”.

Neni 147 “Largësia e sigurisë ndërmjet mjeteve” ishte:
4. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Pika 4 ndryshohet:
“4. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 150, “Sinjalizimi pamor dhe ndriçimi i mjeteve”, pika 3 ishte:
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Pika 3 ndryshohet:
“3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 152, “Ndryshimi i drejtimit a i korsisë ose manovra të tjera”, pika 7 ishte:
7. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Pika 7 ndryshohet:
“7. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 156, pika 6, “Ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve” ishte:
Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Pika 6 e nenit 156 ndryshohet:
“6. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 160, “Sinjalizimi i mjetit të ndaluar”, pika 5 ishte:
5. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Ndryshohet si më poshtë vijon:
“5. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Në nenin 167: “Transporti i njerëzve, kafshëve dhe objekteve në mjetet me motor” pikat 7, 9 dhe 10 ishte:
7. Cilido që drejton mjete ose trolejbusë të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
9. Cilido që shkel dispozitat e mësipërme, kur bëhet fjalë për autovetura, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
10. Cilido që shkel dispozitat e treguara në pikën 6, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Në nenin 167 pikat 7, 9 dhe 10 ndryshohen:
Pika 7 ndryshohet:
“7. Cilido, që drejton mjete ose trolejbusë të destinuar për transportin e njerëzve, duke përjashtuar autoveturat, që kanë një numër pasagjerësh dhe një ngarkesë të përgjithshme më të madhe se vlerat maksimale të treguara në lejeqarkullimet, si dhe që transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”.
Pika 9 ndryshohet:
“9. Cilido, që shkel dispozitat e mësipërme, kur bëhet fjalë për autovetura, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”.
Pika 10 ndryshohet:
“10. Cilido, që shkel dispozitat e treguara në pikën 6, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë”.

Neni 169, “Përdorimi i kaskës mbrojtëse për përdoruesit e mjeteve me dy rrota”, pika 2 ishte:
2. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer në moshë jo madhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.
Ndryshohet si më poshtë:
“2. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit”.

Neni 170, “Rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit”, pika 8 ishte:
8. Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jo madhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në momentin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.
Ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 (dymbëdhjetë) vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në një katër mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije”.

Neni 171, “Përdorimi i syzeve optike dhe aparateve të tjera”, pika tre ishte:
3. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.
Ndryshohet, si më poshtë:
“3. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë”.

Neni 184, “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”
Neni 184, “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit” ndryshohet:
1 Është i ndaluar drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur, si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike.
2 Është i ndaluar drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike dhe nën ndikimin e alkoolit.
3 Cilido, që drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit, ndëshkohet me gjobë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lek. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejedrejtimit nga gjashtë muaj deri në një vit dhe nga një vit deri në dy vjet.
4 Kur shkelja e mësipërme e kryer në përsëritje nga drejtuesi i një autobusi ose nga drejtuesi i një mjeti, masa komplet e ngarkesës së të cilit është më e madhe se 3.5 ton. (ose kompleks mjetesh). përveç masave të gjobës të parashikuara në paragrafin e dytë, për drejtuesit e mjeteve të sipërcituara, zbatohet masa plotësuese e heqjes së lejedreitimit sipas procedurave të parashikuara në nenin 215 të këtij Kodi.
5 Kur mjeti nuk mund të drejtohet nga një njeri tjetër i përshtatshëm, mund te tërhiqet deri në vendin e treguar nga i interesuari, ose në ofiçinën më të afërt dhe lihet nën kujdesin e pronarit ose të administratorit me garancitë normale për ruajtjen e mjetit.

6 Me qëllimin kontrollin e drejtuesve të mjeteve të parashikuara në pikën 4 te këtij neni, organet e policisë rrugore për të cilat flitet në nenin 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, duke respektuar kushtet e privatësisë personale i vendosin drejtuesit e mjeteve nën kontrolle kualifikuese nëpërmjet aparaturave alkoltestuese.

7 Kur nga verifikimet kualifikuese, në zbatim të pikës 6 të këtij neni, rezulton përfundim pozitiv, dhe në të gjitha rastet e aksidenteve rrugore, ose kur ekzistojnë motivet që drejtuesi i mjetit është në gjendje jonormale psikofizike si rezultat i ndikimit të përdorimit të pijeve alkolike, organet e Policisë Rrugore për të cilat flitet në nenin 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, kanë të drejtë të kryejne verifikimet përkatëse duke bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në zyrën ose komandën më të afërt.

8 Për drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidente rrugore të dëmtuar dhe që u janë nënshtruar ndërhyrjeve mjekësore, verifikimi i nivelit alkolik do të kryhet detyrimisht me kërkesë të organeve të Policisë Rrugore në zbatim të kërkesave të nenit 12 pikat 1 dhe 2 të këtij Kodi, nga ana e strukturave shëndetësore ose atyre te akredituara për këte qëllim. Strukturat shëndetësore u lëshojnë organeve të Policisë Rrugore ose të Policisë Gjyqësore sipas rastit, certifikatën përkatëse në zbatim të kushteve të privatësisë, për dëmtimet kryesore të verifikuara, për përdorimin ose jo të alkolit si dhe nivelin e alkolit në gjak.

9 Kur nga veritlkimet e parashikuara në pikat 6 dhe 7 të këtij neni, rezulton një vlerë që i korrespondon një niveli alkolik, më shumë se 0.5 gram për litër (g/l) drejluesi i mjetit konsiderohet në gjendje të dehur dhe i nënshtrohet sanksioneve të parashikuara në pikat 2 dhe 4 të këtij neni.

10 Në rastet e refuzimeve të verifikimeve dhe kontrolleve të parashtkuara në pikat 6, 7 dhe 8 të këtij neni, drejtuesi i mjetit ndëshkohet me sanksionet e parashikusua në pikën 2 të këtij neni duke përjashtuar rastin kur fakti përbën vepër penale.

11 Kur nga verifikimet e parashikuara në pikat 6 dhe 7 të këtij neni rezulton një vlerë alkolike më e lartë se 1.5 gram për litër (g/l), duke konsideruar zbatimin e sanksioneve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni, organel e Policisë Rrugore, mund të kërkojnë që drejtuesit të mjeteve t’i nënshtrohen vizitave mjekësore për qëllimet e nenit 117 të këtij Kodi dhe mund të vendosin pezullimin me afat të leiedrejtimit, pezullim i cili shtrihet derisa të rezultojnë pozitivisht kontrollet e mëtejshme mjekësore
Neni 185, “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e lëndëve droguese”, pika 4 ndryshohet si më poshtë vijon:
“4. Ndaj përdoruesve të lëndëve narkotike droguese ose psikotrope të zbatohen dispozitat e përcaktuara sipas pikave 2, 3 e 5 të nenit 184″.

 

Neni 185, “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e lëndëve droguese”, pika 4 ishte:
4. Zbatohen dispozitat e pikave 2, 3 dhe 5 të nenit 184.
Pika 4 e nenit 185 ndryshohet si më poshtë vijon:
“4. Ndaj përdoruesve të lëndëve narkotike droguese ose psikotrope të zbatohen dispozitat e përcaktuara sipas pikave 2, 3 e 5 të nenit 184″

Neni 187, “Mënyra e veprimit në rast aksidenti”, pikat 6 dhe 10 ishin:
6. Për cilindo që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti, vetëm me dëme materiale, zbatohet masa administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë dhe me pezullimin e lejedrejtimit nga 6 deri në 12 muaj.
10. Cilido që nuk zbaton dispozitat e pikave 2, 4 dhe 5, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Në nenin 187 pikat 6 e 10 ndryshohen:
1. Pika 6 ndryshohet si më poshtë vijon:
“6. Për cilindo, që, në kushtet e treguara në pikën 1, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti, vetëm me dëme materiale, zbatohet masa administrative, me gjobë, nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë, dhe me pezullimin e lejedrejtimit, nga 6 (gjashtë) deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj”.
2. Pika 10 ndryshohet si më poshtë vijon:
“10. Cilido, që nuk zbaton dispozitat e pikave 2, 4 dhe 5, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë”.

Neni 204, “Parashkrimi” ishte:
Parashkrimi i së drejtës për vjeljen e shumave të detyruara nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga ky kod, është rregulluar me Ligjin Nr. 7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”.
Neni 204 ndryshohet:
“Neni 204, e drejta për vjeljen e shumave të detyruara nga masat administrative, me gjobë për shkeljet e parashikuara nga ky kod, e rregulluar me Ligjin nr. 10 279, datë 20.5.2010, ‘Për kundërvajtjet administrative’, nuk parashkruhet”.

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC