Deklarata e Pavarësisë, teksti i plotë dhe firmëtarët

Deklarata e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 mendohet se është shkruar nga Luigj Gurakuqi. Deklarata është e shkruar me shkrim dore. Deklarata e Pavarësisë ka përmbajtjen e mëposhtme:

“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.

Perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912 dhe shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin më të shqetësuar nga koalicioni i forcave të krishtera fqinje (Mali i Zi, Serbi dhe Greqi) se asa nga dobësimii i pranisë ushtarake Osmane, në vendin e tyre. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.

Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali, u kthye në Shqipëri dhe, në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Delegatët Asamblesë Kombëtare ishin:

Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)

Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati

Delvina: Avni Bej Delvina

Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri

Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu

Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Bej Daiu, Qemal Bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku

Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;

Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli

Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci

Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli

Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo

Kruja: Mustafa Merlika-Kruja

Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa

Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu

Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima

Peqin: Mahmud Efendi Kaziu

Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora

Pogradeci: Hajdar Blloshmi

Tepelena: Feim Bej Mezhgorani

Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku

Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani

Shijak: Xhelal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu

Shkodra: Luigj Gurakuqi

Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora

Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo

Marre nga Wikipedia

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC