Provimet e shtetit, listat për Infermieri, Mami dhe Fizioterapi. Pyetjet e plota për secilën degë

Urdhri i Infermierit ka bërë të ditur listat e kandidatëve të regjistruara për Provimet e Shtetit për profesionet Infermieri, Mami dhe Fizioterapi. Gjithashtu, bashkangjitur Urdhri i Infermierit ka bërë të ditura dhe pyetjet për secilën prej këtyre degëve.

Më poshtë do të gjeni listat e plota dhe pyetjet për secilën degë;

Lista e fizioterapisteve , Pyetjet per fizioterapi

Lista e infermiereve , Pyetjet per Infermiri

Lista e mamive , Pyetjet per mami

UDHËZUES PËR KANDIDATËT PËR PROVIMIN E SHTETIT

1. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) është autoritet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përgjegjëse për zhvillimin e provimit të shtetit, brenda periudhës kohore: java e tretë e nëntorit deri në javën e dytë të dhjetorit.
2. AKP implementon procedurat për zhvillimin e provimev të shtetit, përmes teknologjisë dixhitale.
3. AKP, lidhur me zhvillimin e provimeve të shtetit, kryen detyrat e mëposhtme:
a. Dixhitalizon testet e hartuara nga Komisioni i Provimit të Shtetit;
b. Trajnon personelin organizues dhe mbikëqyrës të Provimit të Shtetit;
c. Publikon online:
i. programin orientues të Provimit të Shtetit;
ii. listën e kandidateve të rregjistuar për provimin e shtetit, të dërguar nga urdhri profesional përkatës;
iii. numrin e llogarisë ku duhet të kryet pagesa e tarifës së provimit të shtetit.
d. Harton grafikun, shpërndan dhe publikon listat e kandidatëve sipas datës dhe qendrave të provimit;
e. Shpall rezultatet e provimit të shtetit;
f. Krijon, arkivon dhe administron bazën elektronike të të dhënave;
g. Verifikon identitetin dhe numrin e regjistrimit të kandidatëve pjesëmarrës në qendrat e provimit të shtetit;
h. Siguron kushte të përshtatshme në qendrat e provimit për zhvillimin e provimit të shtetit përmes teknologjisë dixhitale;
i. Siguron kushte të përshtatshme për kandidatët me aftësi të kufizuara fizike. 2
Kryerja e Provimit të Shtetit
1. Provimet e shtetit zhvillohen në godinën e AKP-së, në adresën: Rr. “Qemal Stafa Nr. 37”.
2. Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidatët duhet të kenë parasysh rregullat e mëposhtme:
a. të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në provimin e shtetit;
b. të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi dhe mandatin e pagesës së tarifës së provimeve të shtetit;
c. të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit;
d. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi;
e. ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit;
f. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit;
3. Qendrat e provimit mbikëqyren nga një ose më shumë administratorë, në varësi të numrit të kandidatëve që do t’i nënshtrohen provimit, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit sipas rregullave të përcaktuara në rregullore.
4. Pranimi në qendrat e provimit bëhet si mëposhtë:
a. Thirret emri i kandidati dhe pas verifikimit të dokumentacionit të përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1 të këtij udhëzuesi, orientohet për në sallën e pritjes.
b. Kandidati vendos në kasetën me çelës, celularin dhe mjete të tjera të palejuara në provim dhe i drejtohet qendrës së provimit.
c. Administratori i provimit qendron në hyrje të qendrës së provimit para kompjuterit të tij dhe lexon gjurmën e gishtit tregues të dorës së djathtë, me fingerprint reader.
d. Kandidatit të regjistruar nga urdhri profesional përkatës për kryerjen e provimin të shtetit, i shfaqen automatikisht në ekran të dhënat personale (gjeneralitetet).
e. Kandidatit të sapo identifikuar i bëhet një foto me kameran dixhitale.
f. Kandidatit i afishohet në ekran fotografia dhe numri i tavolinës apo terminalit ku ai duhet të ulet në qendrën e provimit.
g. Kandidati ulet në vendin përkatës dhe lexon udhëzimet që e shkruara në ekran mbi mënyrën e dhënies së përgjigjeve.
3 Pyetjet e Provimit të Shtetit
1. Pyetjet e provimit janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.
2. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetem një nga alternativat është përgjigje e saktë.
3. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Klikimi mbi këtë kuadrat ndryshon ngjyrën e kuadratit. Klikimi mbi alternativë nuk konsiderohet automatikisht si përgjigje e pyetjes. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë.
4. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjeter!”
5. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhese e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve të grumbulluara si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara.
6. Kur koha e provimit përfundon automatikisht printohet një dokument vërtetimi, me foto, shoqëruar me informacioni e sipërpërmendur.
Vlerësimi i Provimit të Shtetit
1. Komisioni i Provimit të Shtetit, brenda 1 jave nga përfundimi i provimit, kryen vlerësimin e kandidatëve.
2. Nëse të gjitha pyetjet janë me alternative, kandidatit mund t’i printohet menjëherë çertifikata me rezultatin e provimit të shtetit.
3. Provimi me shkrim vlerësohet si i kryer me sukses, nëse kandidati merr jo më pak se 50% të pikëve të mundshme. 4
4. Rezultati i provimit shpallet nga AKP-ja dhe UP-ja. AKP-ja i përcjell UP-së, listën e rezultateve të provimit të shtetit ku përfshihen:
a. Nota dhe pikët e provimit;
b. Kufiri i kalimit me sukses.
5. Për vlerësimin e provimit të shtetit përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:
a. Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm), nëse merr 95-100% të pikëve;
b. Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë), nëse 85-94% të pikëve;
c. Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë), nëse merr 75-84% të pikëve;
ç. Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm), nëse merr 65-74% të pikëve;
a. Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm), nëse merr 55-64% të pikëve;
b. Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm), nëse merr 50-54% të pikëve;
c. Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm), nëse merr më pak se 50% të pikëve.
6. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jokalueshëm) përsërit provimin.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

16 Komente per “Provimet e shtetit, listat për Infermieri, Mami dhe Fizioterapi. Pyetjet e plota për secilën degë”

  1. ju lutem na dergoni datat e provimit infemieri

  2. ju lutem na tregoni daten e provimit te shtetit infermieri e pergjithshme

  3. Ju lutem mè jepni nje informacion

  4. Pse nuk mè del leja un provimin e kam mar e dhash nè 20 maj 2013

  5. ju lutem me ndihmoni te gjej emrin tek lista e provimeve te shtetit
    provimi eshte hen me date 035\2013 ora10:00

  6. Pershendetje e kam dhene provimin profesional me date 30.04.2013 tani kam te drejte te jap provimin e shteti dhe qa proqedurash duhet te bejme duhet te paguajme ndonje fature jam per teknik laboratori ju lutem shum na jepni ndonje informacion se me daten 3 eshte provimi i shtetit.

  7. shahe

    ju lutem me tregoni daten e provimit per urdhin e infermjerit.

  8. eva

    ku mund ti gjej kuicet per infiermieri?

  9. ju lutm mund te me thoni kur dalin emrat e kandidateve dhe datat per nentorin?

  10. manuela

    Mund te regjistrohem tani per provimin e shtetit?

  11. pyetje per profesionin infermjeri

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC