Universitetet, fituesit e fazës së tretë për vitin akademik 2011-2012. Lista e plotë, pikët sipas degëve

MASH shpall fituesit, pas plotesimit te formularit A3

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar listën e fituesve të fazës së tretë për vitin akademik 2011-2012, pas aplikimit me formularin A3. Po kështu, MASH njofton se bashkë me listën janë publikuar dhe pikët e fituesve për çdo program studimi të formularit A3.

Piket e fituesve te fazes se fundit

Renditja sipas degeve

Sipas MASH, në përfundim të kësaj faze rezultuan 2847 fitues të fazës së tretë, apo 41.9 %, dhe kuota të pakërkuara 757, ose 21.0 %. MASH bën me dije se gjatë vitit 2010 janë prodhuar 16.303 formularë A3. Janë plotësuar 6815 formularë, ose 41.8% e tyre; pjesëmarës në konkurim kanë qenë 6789, apo 99.6%; kuota në dispozicion ishin 3604.

Fituesit do të kenë 4 ditë kohë për t’u regjistruar në sekretaritë e fakulteteve, pas shpalljes së listës. Të vetmet kuota që konsiderohen të djegura janë ato të Universitetit të Tiranës.

Fituesit do të kenë 4ë ditë kohë për t’u regjistruar në sekretaritë e fakulteteve, pas shpalljes së listës. Të vetmet kuota që konsiderohen të djegura janë ato të Universitetit të Tiranës.

Udhezimi i Ministrit te Arsimit percakton se regjistrimi i fituesve, të bëhet pranë sekretarive mësimore të Institucioneve publike të Arsimit të Lartë në datat 1 deri 4 Nëntor 2011, nga ora 8.00 deri në orën 18.00. Nderkohe, për regjistrim, kandidati fitues duhet të dorëzojë dosjen individuale me  dokumentet origjinale të mëposhtme:

a)    Diploma e Maturës Shtetërore, Dëftesë pjekurie (në mungesë, listë notash me fotografi, të nënshkruar nga drejtori i shkollës dhe drejtori i drejtorisë Arsimore Rajonale/ drejtori i zyrës Arsimore, ose listë notash të lëshuar nga Arkivi i Shtetit);
b)    Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë), origjinalin dhe fotokopjen e tij. Në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit, në mungesë të tyre dorëzohet certifikatë personale me fotografi;
c) Dy fotografi;
d) Mandat-arkëtimi të tarifës së rregjistrimit prej 1.550 lekësh të lëshuar nga zyrat e Postës Shqiptare.

Sekretaria mësimore e pajisë kandidatin fitues me fletë-regjistrimi ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit fitues, data dhe ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur nga titullari i Institucionit publik të Arsimit të Lartë/i njësisë kryesore që kryen regjistrimin dhe nga kryesekretari mësimor. Për maturantët/kandidatët që e kanë likuiduar tarifën e regjistrimit në një nga fazat e regjistrimit me formularin A2, nuk është e nevojshme të bëjnë pagesë të re. Tarifat e regjistrimit prej 1.550 lekësh, e arkëtuar nga maturantët/kandidatët në fazat e mëparshme, të kalojë me xhirim nga llogaria e Degës së Thesarit ku Institucioni publik i Arsimit të Lartë ka llogarinë buxhetore, në llogarinë e Thesarit të Institucionit tjetër publik të Arsimit të Lartë, në të cilin është realizuar regjistrimi përfundimtar i maturantët/kandidatët me formularin A3.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC