Universitet, lista e fituesve të fundit në 30 tetor

Lista e fituesve te fundit ne 30 tetor

Ministria e Arsimit dhe shkencës njoftoi se lista përfundimtare e fituesve në universitete për vitin akademik 2011-2012 do të shpallet më 30 tetor.

Fituesit e fundit, emrat e të cilëve do të shpallen në 30 tetor, janë rreth 2500 ish-maturantë që aplikuan për t’u pranuar duke plotësuar formularin A3.

MASH njofton se fituesit do të kenë pesë ditë kohë për t’u regjistruar në sekretaritë e fakulteteve, pas shpalljes së listës. Të vetmet kuota që konsiderohen të djegura janë ato të Universitetit të Tiranës.

Ndërkaq, më 5 nëntor do të shpallen dhe fituesit e sistemit part-time. Vendimi i Qeverise përcakton se kuotat e përgjithshme për studimet part-time janë 9430, ndersa kuotat e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, më kohë të pjesshme, janë 8650.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC