Çertifikohen 248 Kontabilistë të Miratuar dhe 19 Ekspertë Kontabël

Rreth 248 Kontabilistë të Miratuar dhe 19 Ekspertë Kontabël të regjistruar janë çertifikuar në një ceremoni të veçantë nga Autoriteti i Certifikimit të Ekspertëve, pranë Ministrise se Financave.

Në ceremoni ishin të pranishëm ministri i Financave, Ridvan Bode, përfaqësues të lartë të Ministrise së Financave dhe Ministrisë së Ekonomise, të organizmave profesionale të fushës së kontabilitetit dhe auditimit, përfaqësues të qarqeve akademike. Ministri Bode, rikonfirmoi qëndrimin dhe vendosmërinë e Qeverisë për përmirësimin e standardeve dhe rritjen e cilësise në fushën e kontabilitetit, auditimit  dhe të raportimit financiar.  Ai beri nje pershkrim te  reformave te ndermarra nga ana e Qeverisë në funksion të përmiresimit të sistemit te raportimit financiar dhe auditimit dhe theksoi se procesi funksionoi si nje i tere dhe suksesi i realizimit te tij kerkoi kontributin dhe bashkepunimin e gjithe institucioneve te perfshira si  Bordi i Mbikqyrjes, Autoritetit të Certifikimit, organizatat, akademine.

Duke i uruar ata per certifkatat e marra Bode theksoi se ”suksesi i reformave në përmirësimin e llogaridhënies, të reduktimit të evazionit fiskal, të rritjes së kredibilitetit të bizneseve apo të përmirësimit të rezultateve të tyre financiare dhe manaxheriale, varet edhe nga ju dhe nga puna juaj”. 

Ne takim u theksua gjithashtu nevoja per thellimin e reformave ne kete fushe duke synuar përmirësime të mëtejshme në marrëveshjet institucionale dhe ligjore në linjë me acquis të BE-së, gje qe kerkon angazhimin e te gjitha strukturave qeveritare dhe joqeveritare

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC