Provimi i shtetit, 26 tetori afati i fundit për t’u regjistruar

Rreth 700 profesionistë të rinj të shëndetësisë do t’i nënshtrohen këtë vit provimit të shtetit. Ndersa  afati i fundit për ata që nuk e kanë kryer këtë procedurë të detyrueshme do të jetë data 26 tetor. Testimit do t’i nënshtrohen testimit të gjithë ata që kanë mbaruar një vit më parë në degët përkatëse dhe kanë kryer praktikën profesionale.

Provimin e shtetit do ta japin, përveç të diplomuarve në mjekësi, farmaci e infermieri, edhe juristët, fizioterapistët, arkitektët, inxhinierët e mësuesit. Janë 10 profesione nuk mund të ushtrohen pa dhënë provimin e shtetit. Ligji, qe u miratua rreth 2 vjet më parë përcakton se edhe pse me një diplomë të arsimit të lartë, pa marrë notë kaluese në këtë testim, është e jashtëligjshme të punohet.

Sipas të dhënave, pranë Urdhrit të Mjekut janë regjistruar 200 mjekë dhe stomatologë të rinj, pranë Urdhrit të Infermierit rreth 400 kandidatë dhe 100 të tjerë pranë Urdhrit të Farmacistit. Sipas ligjit, provimi i shtetit është kusht për ushtrimin e profesionit dhe në rast se kandidatët ngelin, deri vitin që vjen, kur do të ritestohen, nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre.  Ndërkohë, çdo i diplomuar ka të drejtë ta japë provimin të paktën 5 herë. Ndërsa interesimi i kandidatëve ka qenë i madh.

Testimet e para do të kryhen në muajt nëntor-dhjetor, ku deri në këtë afat duhet të kenë shlyer detyrimet e ndjekjes së praktikës profesionale për një afat kohor prej gjashtë muajsh. Veçanërisht për profesionet mjekësore, rregullorja përcakton që frekuentimi i praktikës do të jetë i ndryshëm për të diplomuarit dhe ata që janë në proces diplomimi. Pjesëmarrja në provimin e shtetit me shkrim dhe me gojë lejohet vetëm nëse kandidati ka marrë provimin e diplomës universitare..

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten një sërë dokumentes si dhe fatura e pagesës per provimit të shtetit. Tarifat e provimit vijnë në rritje nga 30 000 lekë kush e jep per here te pare, 50 000 lekë per here te dyte, ndersa kandidatët per heren e fundit per dhenien e provimit (kandidatet kanë të drejtë ta japin deri në 5 herë provimin) 120 000 lekë.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të publikojë programet orientuese të provimit të shtetit dhe vlerësim i kandidatëve do të bëhet me pikë. Kandidatët duhet të grumbullojnë më shumë se 50 pikë nga 100 të mundshme.  Në të kundërt, duhet ta rijapin sërish provimin. Sipas rregullores, kandidati regjistrohet në provimin e shtetit me shkrim dhe me gojë, menjëherë pas diplomimit, pranë urdhrit profesional përkatës. Kërkesa për regjistrim bëhet me shkrim. Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim pranë AKP-së brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit.

Dokumentat që duhen paraqitur;

– Formulari i aplikimit
– Fotokopje e letërnjoftimit
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare e kërkuar nga autoriteti kompetent për profesionin respekti
– Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë
– Dëshmia e pjesëmarrjes në praktikën profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj), e lëshuar nga UP-ja ose në mungesë të UP-së, nga autoriteti kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja. Për kandidatët e programeve të studimeve në mjekësi, stomatologji, farmaci, infermieri, mami dhe fizioterapi kërkohet edhe dëshmia e kursit të ndihmës së shpejtë
– Raporti mjeko-ligjor
– Dëshmi penaliteti
– Vërtetim nga Prokuroria që nuk është në ndjekje penale
– Fatura e pagesës për provimin e shtetit
– 2 fotografi të formatit të pasaportës

Shkalla e vlerësimit;

Nota 10                    95-100 pikë.
Nota 9                      85-94 pikë.
Nota 8                      75-84 pikë.
Nota 7                      65-74 pikë.
Nota 6                      55-64 pikë.
Nota 5                      50-54 pikë.
Nota 4                     më pak se 50 pikë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC