Martohet këngëtarja kosovare Yllka Kuqi

Kengetarja Yllka Kuqi dhe dhendrri Astriti duke prere torten e dasmes

Këngëtarja kosovare Yllka Kuqi i ka dhënë fund beqarisë vetëm pak javë më parë. Pas një viti plot angazhime dhe një vere të nxehtë, Yllka ka kurorëzuar dashurinë e saj me bashkëshortin, Astrit.

Ceremonia e dasmës ka qenë tepër e hareshme, ashtu si dhe vetë këngëtarja e dhëndrri të qeshur dhe plot humor. Momenti më romantik i mbrëmjes ka qenë kur Yllka dhe bashkëshorti i saj i kanë dedikuar vetes dhe dasmorëve një këngë të re, si dhuratë surprizë.

Këngëtarja ka treguar momente nga dasma e saj në një emision televiziv. Aktualisht Yllka është e angazhuar me sfidën ‘2-shja fantastike’ në “E diell”, ku këndon përkrah Juliana Pashës.

 

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC