Ndotja e ajrit në nivele të larta. Ndikimi në shëndet, shkaktarët

Ndotja e ajrit ne nivele te larta

Niveli i ndotjes së   ajrit në kryeqytetin shqiptar mbetet i lartë, pothuajse 2 herë më i lartë se normat e lejuara. Ditën e djeshme, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik bënë matjen e radhës së parametrave të ajrit, që rezultuan me një nivel ndotjeje dy herë më të lartë se normat e lejuara. Agron Deliu, specialist për ajrin tha se nivelet janë shqetësuese në të gjithë elementët ndotës, si grimcat e imta apo dhe ato të forta të pluhurit, sa konsiderohen si kërcënim për jetën e njeriut. “Mesatarisht vlerat e cilësisë së ajrit në Tiranë, në pikën e qendrës janë rreth 2- 2.5 herë mbi normat e lejuara. Në një shkallë klasifikimi ndërkombëtare me 10 njësi,ku 4 është mirë, 7 është e rrezikshme dhe 10 është shumë e rrezikshme, Tirana si 9-mujor është 7.5″, tha Deliu.

Por situata paraqitet pothuajse e njëjtë dhe në rrethet kryesore te vendit, ku niveli i parametrave të ajrit tejkalon normat e lejuara të ndotjesm, edhe pse në nivele më të ulëta se në Tiranë . Niveli i ndotjes edhe pse nuk është në ato përmasa sa në Tiranë, sërisht i tejkalon normat e lejuara. “Në rrethe situata në parim, në pikat që ne matim, është dicka më mirë se në Tiranë, po përsa i përket përmbajtjes së grimcave të imta, në të gjithë rrethet janë mbi normat e BE. Dhe atje kjo lidhet me shkarkimet e rrugëve, sepse një pjesë e madhe e grimcave krijohet nga risuspendimi i tyre  nga lëvizjet e trafikut”, vijon Deliu.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, me ndihmën e së cilës janë vendosur dhe aparaturat në qendër të Tiranës ka renditur Shqipërinë ndër vendet me nivel më të lartë ndotjeje. Ditët në vijin pritet që në disa rrethe të tjera të vendit të ngrihen laboratorë për matjen e ajrit.

Për shkak të ndotjes së madhe e ajrit dhe marrjes së masave për zbutjen e saj, parashikohet dhe një takim i ekspertëve të OBSH në Tiranë të me drejtues të institucioneve shëndetësore.

Shkaktarët, ndikimi në shëndet      

Specialistët pohojnë se “tërheq vëmendjen fakti se përmbajtja në ajrin urban e grimcave  (totale LNP e të respirueshme PM 10), si edhe e gazeve të krijuar kryesisht prej trafikut (NO2) nuk po njohin asnjë ulje”. Ky fenomen, sipas tyre, është indikator i mos efikasitetit të masave të deritanishme për luftimin e ndotjes së ajrit.

Tre shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit, sipas specialistëve, janë automjetet e vjetëruara, trafiku i makinave, ndërkohë që faktor tjetër i ndotjes janë edhe ndërtimet, të cilat nuk zbatojnë kriteret për të evituar ndotjen, apo djegia e mbeturinave vend e pa vend.

Sa i takon ndikimit në shëndet, ndotja e ajrit pakëson jetëgjatësinë e banorëve, në avancimin dhe keqësimin e sëmundjeve kardiovaskulare e respiratore, si dhe gravizon frekuencën e ashpërsinë e simptomave azmatike e të sëmundjeve akute respiratore të fëmijëve. Specialistët e shëndetësisë paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do të jetë 1- 2 vjet për çdo banor.  Sipas një studimi të ISHP-së në vendin tonë mendohet të ketë rreth 1400 raste të reja me kancer që shfaqen çdo vit dhe kjo për shkak të ndotjes së ambientit.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

3 Komente per “Ndotja e ajrit në nivele të larta. Ndikimi në shëndet, shkaktarët”

  1. tung aje mir qka po bon oj ndotje aje mir a pot dhemb naj kun

  2. un mendoj se duhet te ket me shum vedije tek njerzit qe ta ruajn ambijentin e tyre sepse pa ajr te pster ata nuk do te ken as shendetin e tyre te mir dhe te shendosh mendimi im esht keshtu dhe un mendoj se keshtu esht em e drejt…

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC