Llotaria amerikane 2013, starton procesi. Rregullat dhe kriteret për plotësimin e formularit. Kujdes nga mashtruesit

Nis sot llotaria amerikane. Procesi i aplikimit për Lotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë – DV) fillon ne oren 18:00, me oren lokale te Shqipërisë dhe pёrfundon nё orën 18:00 të datës 5 Nëntor 2011. Sipas Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për t’u regjistruar për llotarinë nuk ka asnjë tarifë. Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur. Regjistrimi për lotarinë bëhet në faqen e internetit: https://www.dvlottery.state.gov/. Po kështu rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të ambasadës: http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html

LLOTARIA AMERIKANE

Programi i Vizave të Shumëllojshmërisë (Llotaria Amerikane)

Udhëzimet e Programit të Llotarisë për vitin DV-2013:

UDHËZIMET NE SHQIP (PDF 624.69 KB)
UDHEZIMET NE ANGLISHT (PDF 279.96 KB)

Shkurtimisht

Programi i Vizave Emigruese të Diversitetit (Llotarisë Amerikane) i autorizuar nga Kongresi Amerikan, mundëson vit për vit 50,000 viza diversiteti, nxjerrë nga përzgjedhje të rastësishme midis të gjitha aplikimeve personave të cilët plotësojnë kërkesat strikte të kualifikimit nga vende me emigracion të ulët për në Shtetet e Bashkuara.

KUJDES NGA MASHTRIMI

MESAZHE MASHTRIMI QË I DËRGOHEN FITUESVE:

Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Llotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, Ambasadës sonë, apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2013, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim në faqen e E-DV-së në https://www.dvlottery.state.gov/. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në llotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union. Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Llotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike TiranaUSConsulate@state.gov.

Lutemi të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisëmbi mashtrimet me Llotarinë DV.

ADRESAT MASHTRUESE TË INTERNETIT:

Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Llotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë para për të plotësuar formularin e aplikimit për Llotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit në https://www.dvlottery.state.gov/ dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Llotarisë.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2013, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim në faqen e E-DV-së në https://www.dvlottery.state.gov/.

Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

REGJISTRIMET PËR PROGRAMIN E DV-2013

Ka vetëm një mënyrë për t’u regjistruar për Llotarinë DV-2013. Ju duhet të plotësoni DS-5501, Formulari Elektronik i Regjistrimit për Vizën e Llotarisë, i cili mund të gjendet vetëm online në faqen e Internetit https://www.dvlottery.state.gov/ duke filluar nga data 4 Tetor 2011.

Regjistrimet për programin e DV-2013 do të pranohen duke filluar në mesditë me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare në datën 4 Tetor 2011, dhe duke mbaruar në mesditë me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare në datën 5 Nëntor 2011. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin gjatë periudhës së regjistrimit. Ju jeni të inkurajuar për t’u regjistruar në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta në fund të periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë regjistrim nuk do të pranohet pas mesditës me orën Amerikane, ose në orën 6 pasdite me orën Shqiptare të datës 5 Nëntor 2011.

Është shumë e rëndësishme që ju të shqyrtoni rregullat e llotarisë përpara se të plotësoni regjistrimin tuaj, të cilat janë të publikuara në të dyja gjuhët:

UDHËZIMET NE SHQIP (PDF 624.69 KB)
UDHEZIMET NE ANGLISHT (PDF 279.96 KB)

Gabimet në procesin e aplikimit si për shembull mospërfshirja e bashkëshort-it/es tuaj apo të të gjithë fëmijëve tuaj ligjor ose të regjistroheni më shumë se një herë do të rezultojë në përjashtimin e aplikimit tuaj. Përveç kësaj, kërkesat për edukimin dhe profesionin e punës për t’u kualifikuar për një vizë të llotarisë janë shumë strikte; ju lutemi shqyrtoni kërkesat me kujdes përpara se të vendosni për t’u regjistruar.

Përdorimi i Lehtësuesve, i Këshilluesve të Vizave, dhe të Tjerë që Mund t’ju Ndihmojnë në Procesin e Aplikimit
Departamenti Amerikan i Shtetit inkurajon kandidatët të plotësojnë formularin e regjistrimit pa ndihmën e “Këshilluesve të Vizave,” “Agjentëve të Vizave,” apo individë të tjerë që ofrojnë për të plotësuar një regjistrim në emër të aplikuesit. Nëse ju përdorni shërbimet e dikujt tjetër për të plotësuar formularin tuaj të regjistrimit, ju duhet të jeni i pranishëm kur regjistrimi është duke u përgatitur dhe ju duhet të mbani faqen e konfirmimit që ka një numër unik konfirmi. “Personat që ju ndihmojnë” mund të përpiqen të mbajnë numrat e konfirmimit në mënyrë që të kërkojnë në mënyrë te paligjshme para në këmbim të njoftimit të informacionit që normalisht duhet të jetë i mundësuar direkt për ju.

Ruajeni faqen tuaj të konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit. Numri juaj i konfirmimit bën të mundur që të futeni në faqen e Internetit të Llotarisë për të marrë njoftimin nëse regjistrimi juaj është përzgjedhur nëpërmjet Kontrollimit të Statusit të Regjistrimit “Entry Status Check” që do t’ju vihet në dispozicion në adresën https://www.dvlottery.state.gov/. Kontrollimi i Statusit të Regjistrimit do të jetë mjeti i vetëm i informacionit për përzgjedhjen tuaj për DV-2013, duke ju dhënë udhëzime mbi vazhdimin e procesit të aplikimit, dhe duke ju njoftuar për datën dhe kohën e takimit tuaj në Ambasadë për vizë emigrimi.

NJOFTIMI I FITUESVE

Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që NUK janë zgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së https://www.dvlottery.state.gov/ dhe mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo. Të regjistruarit duhet të ruajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga koha e regjistrimit të tyre, tё paktën deri në 30 Qershor 2013. Informacioni mbi statusin për DV-2013-n do të jetë në dispozicion në internet nga 1 Maji 2012 deri më 30 Qershor 2013.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

7 Komente per “Llotaria amerikane 2013, starton procesi. Rregullat dhe kriteret për plotësimin e formularit. Kujdes nga mashtruesit”

  1. ju lutem mund te me jepni informacion per plotesimin e llotarise dhe per moshen kriter per llotarine amerikane

  2. ca moshe eshte kriter per plotesimin e llotarise …… ku mund ta plotesoj llotarine online

  3. Edison

    Faleminderit

  4. marjo

    Ju lutem me tregoni ku duhet te aplikoj per llotarine amerikane?/

  5. Fatjon

    Ku mund te bej aplikim per vissa ?

  6. cilat jane kriteret e perzgjedhjes se fituesve ne llotarine amerikane?

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC