Studimet part time në universitete, aplikimet në tetor. Procedurat e regjistrimit

Kandidatët e interesuar për studimet me kohë të pjesshme ne Institucionet e Arsimit te Larte mund te aplikojnë ne datat 17- 21 tetor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nxjerre dhe udhëzimi perkates per procedurat e aplikimeve dhe dokumentacionin e duhur,  kuotat si dhe struktura e vitit akademik 2011-2012. Sipas udhëzimit për aplikim nevojiten: një fotokopje e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore dhe çertifikatës së notave, kartës së identitetit ose pasaportës, një vërtetim, që dëshmon se kandidati nuk ndjek program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në ndonjë universitet publik, dy fotografi dhe një mandat-arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1550 lekësh, qe do te paguhet pranë postës shqiptare.

Universitetet do të publikojnë dhe emrat e studentëve fitues të ndarë sipas degëve brenda datës 27 tetor. Ndersa, regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet nga data 1- 6 nëntor. Kuotat e pranimeve të reja në studimet me kohë të pjesshme dhe ato në distancë jane 8570.  Duke klikuar ne linqet me poshte do te gjeni;

Procedurat e regjistrimit ne Part Time

Kuota Part Time, Cikli I

Shpendarja e kuoatave sipas trojeve

Struktura e vitit akademik 2011-2012

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC