Lotaria Amerikane, procesi nis më 4 tetor. Procedurat që duhen plotësuar nga aplikantët

Procesi i aplikimit për Lotarinë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë – DV) fillon mё 4 Tetor 2011, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe pёrfundon nё orën 18:00 të datës 5 Nëntor 2011. Sipas një njoftimi zyrtar të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për tu regjistruar për lotarinë nuk ka asnjë tarifë. Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.

Regjistrimi për lotarinë bëhet në faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov. Po kështu rregullat dhe udhëzimet në gjuhën shqipe gjenden në faqen e internetit të ambasadës: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html

Para aplikimit pёr lotarinё, aplikantët duhet të kontrollojnë kërkesat për kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. “Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e  mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e  prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ata që dëshirojnë të aplikojnë duhet të  kenë parasysh këto rregulla:

·       Aplikanti duhet të regjistrohet vetëm një herë në vit.

·       Aplikanti (kryesor) duhet të përfshijë bashkëshortin/en dhe fëmijët nën 21 vjeç në aplikim, përfshirë fëmijët e adoptuar, fëmijët e bashkëshortit/es nga martesa të mëparshme (thjeshtërit) dhe fëmijë të cilët mund të mos jetojnë aktualisht me të. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët nё momentin e regjistrimit tuaj pёr lotari janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë.

·       Për t’u kualifikuar pёr Lotarinё nёpёrmjet arsimit, aplikanti kryesor duhet të ketë kryer shkollën e mesme me kohë të plotë. Edukimi me korrespondencë, pa shkëputje nga puna ose natën, edhe ai 5-vjeçar, nuk ёshtë i  mjaftueshëm për kualifikim.

·       Nëse në momentin e intervistës në seksionin konsullor rezulton se aplikanti kryesor është regjistruar më shumë se një herë (brenda një viti) ose nuk ka përfshirë një person nën varësinë e tij, aplikanti do të skualifikohet, edhe nëse ai është përzgjedhur për lotarinë dhe/ose ka paguar tarifën e intervistës.

·       Pas regjistrimit me sukses pёr lotarinё në ekranin e kompjuterit duhet të shfaqet një numër konfirmimi i aplikimit (Application Confirmation Number).

·       Numri i Konfirmimit duhet ruajtur tё paktёn deri nё Qershor 2013! Numri i Konfirmimit është e vetmja mënyrё për të parë nëse aplikanti (dhe familja e tij) ёshtё përzgjedhur. Nëse aplikanti përzgjidhet kjo është e vetmja mënyrë për të parë se kur është planifikuar data e tij e intervistës. Nëse aplikanti humbet numrin e konfirmimit, nuk ka asnjё mёnyrё pёr ta rigjetur atё nёpёrmjet seksionit konsullor apo Departamentit tё Shtetit, ndajduhet ruajtur. Asnjë fitues nuk do të njoftohet nëpërmjet postës apo e-mailit.

Konsullata e SHBA-sё kujton se:

·       Adresat e internetit të faqeve zyrtare të Qeverisë Amerikane mbarojnë me .gov

·       Qytetarët duhet të kenë kujdes të mos mashtrohen nga faqe interneti apo e-maile që reklamojnë Lotarinë Amerikane dhe që kërkojnë pagesë për këtë shërbim.

·       Seksioni konsullor i SHBA-sё nuk ka asnjë rol në proçesin e përzgjedhjes për Lotarinë Amerikane. Përzgjedhja e aplikantëve nga e gjithë bota bëhet në mënyrë të rastësishme nga një kompjuter në Qendrën Konsullore të Kentucky-t në SHBA.

Lotaria Amerikane mund të jetë një mundësi e mrekullueshme për ata që janë zgjedhur – ju lutemi të lexoni rregullat, dhe nëse ju i përmbushni kushtet e përmendura në to, aplikoni online në http://www.dvlottery.state.gov  nga data 4 Tetor deri më 5 Nëntor 2011.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

1 Koment per “Lotaria Amerikane, procesi nis më 4 tetor. Procedurat që duhen plotësuar nga aplikantët”

  1. nese ke mbaruar shkollen emesme ke shume mundesi per ta fituar

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC