Ju fryhet barku dhe nuk e dini pse? Ja shkaktarët

Disa produkte ushqimore mund të shkaktojnë fryrje në stomak dhe dhimbje barku, ndaj e mira është të qëndroni larg tyre, nëse nuk e keni nga ndonjë sëmundje tjetër serioze. Shkaqet e fryrjes  mund të jenë të lidhura me thithjen e ajrit gjatë ngrënies, mospërtypjen në mënyrën e duhur të ushqimeve, konsumimin e pijeve me karbonat, përtypjen e çamçakëzit, stresin dhe sistemin nervor. Mjekët këshillojnë të qëndrohet larg këtyre produkteve për të parandaluar shqetësimin në stomak dhe zorrë.

Por, shqetësimi në bark mund të jetë shenjë edhe i ndonjë problemi të zorrëve. Ndaj diagnostikimi i këtij problemi është shumë i rëndësishëm. Por, përsëri mund të jetë dhe çështje ndjeshmërie. Produktet që shkaktojnë fryrje janë brokoli, fasulja, lakra, lulelakra, pijet me karbonat, çamçakëzat.

Por, ndërsa shqetësimet e stomakut zhduken plotësisht gjatë orëve të mëngjesit, me kalimin e kohës dhe konsumimin e vakteve shtohet edhe shqetësimi. Në rastet e dhimbjeve akute këshillohet shtrirja. Dhe, dhimbjet nga gazrat mund të futen në grupin e shqetësimeve të stomakut. Produktet që përmbajnë laktozë, si qumështi dhe produktet e tij, zarzavatet e shënuara më sipër, misri, patatja dhe ushqime tjera të pasura me drithëra, mund të bëhen shkak për krijimin e gazrave.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC