Rregullorja e re, procedura për tu bërë mësues. Praktikanti duhet të trajnohet nga një mentor

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për tu bërë mësues. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, i botuar në fletoren zyrtare, përcakton rregullat e reja që një praktikant mund të bëhet mësues, përfshi këtu edhe dhënien e Provimit të Shtetit. Rregullat e reja per t’u bere mesues

Në këtë udhëzim përcaktohet se “praktikë profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit” është ushtrimi i profesionit të mësuesit nga praktikanti, nën drejtimin e përgjegjësinë e mentorit dhe realizohet për të fituar të drejtën e hyrjes në Provimin e Shtetit.  “Praktikant” është personi që gëzon një dokument zyrtar të formimit profesional në fushën e mësuesisë dhe që kandidon për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit. Sipas udhëzimit, “dokument zyrtar i formimit profesional në fushën e mësuesisë” është diploma e lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë (IAL), në përputhje me rregullat e procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi dhe që certifikon përfundimin e suksesshëm të formimit profesional të zhvilluar brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushën e mësuesisë.

Gjithashtu në këtë udhëzim përcaktohet edhe “Mentori”, i cili është mësuesi i institucionit arsimor të praktikave profesionale që drejton praktikën profesionale të një a më shumë praktikantëve që zhvillojnë praktikën në këtë institucion.

Sipas udhëzimit, kandidati për praktikant përzgjedh IAPP-të nga lista vjetore e publikuar në faqen e MASH-it dhe dërgon kërkesën për zhvillimin e praktikës profesionale pranë DAR/ZA-së përkatëse. Kërkesës së paraqitur kandidati duhet t’i bashkëngjisë këto dokumente:

a) CV e praktikantit;

b) fotokopje e noterizuar e dokumentit të identifikimit;

c) fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare në fushën e edukimit;

d) fotokopje e noterizuar e listës së notave të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë;

e) raporti mjeko-ligjor;

f) vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;

Dokumentacioni (përveç formularit të aplikimit) dorëzohet pranë DAR/ZA-së vetëm në aplikimin e parë dhe shërben edhe për aplikimet pasardhëse, në rast se praktikanti nuk e kryen me sukses praktikën profesionale. Nëse praktikanti riaplikon në një DAR/ZA tjetër, ai tërheq dokumentacionin nga DAR/ZA, në të cilën kishte aplikuar në fillim dhe e dorëzon në DAR/ZA-në tjetër.

Pranimi i praktikantëve

1. DAR/ZA përzgjedh aplikuesit që do të kryejnë praktikën profesionale.

2. Aplikuesit përzgjidhen sipas këtyre përparësive:

a) Ka përparësi aplikuesi që banon në qytetin/fshatin ku gjendet IAPP, për të cilin ka aplikuar.

b) Ndër aplikuesit e pikës 2a, kanë përparësi: i) aplikuesja/aplikuesi me fëmijë; ii) aplikuesja/aplikuesi i martuar.

c) Ndër aplikuesit e pikës 2a që nuk i takojnë pikës 2b, ka përparësi aplikuesja/aplikuesi me note mesatare më të lartë.

d) Ndër aplikuesit që nuk i takojnë pikës 2a, ka përparësi aplikuesja/aplikuesi me notë mesatare më të lartë.

3. DAR/ZA njofton aplikuesit që do të zhvillojnë praktikën profesionale në IAPP-në përkatëse.

4. DAR/ZA shpall në faqen e vet të internetit vendet e lira për praktikën profesionale.

5. Aplikuesi që nuk ka fituar të drejtën e zhvillimit të praktikës profesionale, riaplikon në po atë DAR/ZA ose në të tjera, derisa të mos ketë më vende të lira për të.

6. Aplikuesi për praktikant, për të cilin në një vit shkollor nuk disponohet ndonjë IAPP në sistemin arsimor publik ose privat, renditet në krye të përparësive për vitin pasues shkollor.

7. Kur ka vend të lirë në sistemin arsimor për zhvillimin e praktikës profesionale dhe kandidati për praktikant refuzon, atëherë ai renditet në fund të përparësive në vitet pasuese.

8. Kur aplikuesi për praktikant nuk është pranuar për zhvillimin e praktikës profesionale, ka të drejtë të aplikojë në vitet pasuese.

9. Kandidati për praktikant, që përzgjidhet nga DAR/ZA, humbet të drejtën e zhvillimit të praktikës profesionale, kur refuzon tre herë (tri vite shkollore të njëpasnjëshme ose jo) të zhvillojë praktikën profesionale në një IAPP të disponueshëm.

10. Kur praktikanti ndërpret praktikën profesionale për arsye personale, ai e përfundon atë në vitet pasuese.

Norma e praktikantit

1. Drejtori i IAPP-së përcakton shpërndarjen e normës mësimore të praktikantëve në orë si mësimdhënës, si mësues ndihmës dhe për vëzhgime të procesit mësimdhënës.

2. Praktikanti kryen praktikën profesionale për një vit të plotë shkollor (9 muaj).

3. Praktikanti e ka normën e praktikës profesionale sa norma e mësuesit të profilit përkatës.

4. Praktikanti jep mësim 1/4-ën e normës javore të mësuesit përkatës. Pjesa tjetër e norms ndahet: 1/2 e orëve si mësues ndihmës dhe 1/2 e orëve për vëzhgime të procesit mësimdhënës.

5. Praktikanti ka detyrime profesionale të njëjta me ato të mësuesve të institucionit arsimor, përfshirë pjesëmarrjen në mbledhjet e ekipit lëndor e të këshillit pedagogjik, si dhe detyrën e mësuesit kujdestar.

Programet e praktikës profesionale

1. Praktika profesionale zhvillohet sipas një programi që hartohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) në bashkëpunim me institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe miratohet nga DBNJKR-ja.

2. IZHA-ja, në bashkëpunim me MASH-in, organizon seanca informuese me DAR/ZA-të dhe me rrjetin e mentorëve për zbatimin e kësaj rregulloreje dhe për zbatimin e programeve të praktikës profesionale.

3. Një program i praktikës profesionale përmban kompetenca që duhet të jetë në gjendje të dijë dhe të bëjë praktikanti në përfundim të praktikës profesionale (sipas shtojcës 3 “Vlerësimi i praktikantit”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje).

4. Një program i praktikës profesionale përmban objektivat që duhet të përmbushë praktikanti për:

a) legjislacionin arsimor që ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimtarinë e mësuesit;

b) dokumentacionin kurrikular për profilin përkatës të mësuesit;

c) praktikat bashkëkohore të suksesshme të mësimdhënie-nxënies dhe të vlerësimit të nxënësve;

d) anën shkencore të lëndës (lëndëve);

e) plotësimin e dokumentacionit të mësuesit (plani vjetor lëndor, regjistri, plani ditor, dëftesat,

etj.);

f) zhvillimin moshor dhe marrëdhëniet me fëmijët dhe të rinjtë;

g) komunikimin dhe bashkëpunimin në grup;

h) kompetencat kroskurrikulare si përdorimi i TIK-ut, gjuhës shqipe, matematikës, gjuhës angleze (pavarësisht profilit përkatës).

5. Programet shpallen në faqen e internetit të MASH-it dhe IZHA-së, jo më vonë se 2 muaj përpara fillimit të praktikës profesionale.

 

 

 

Praktika profesionale

Ky udhëzim i MASH-it parashikon edhe praktikat profesionale, të cilat synojnë:

1. sigurimin e cilësisë së mësimdhënies nga mësuesit e rinj dhe performancë të lartë të profesionit të mësuesit;

2. përvetësimin e mëtejshëm të njohurive teoriko-profesionale, të aftësive e shprehive praktike dhe normave të etikës e të sjelljes së mësuesit;

3. zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve të ardhshëm për një përshtatje më të mirë ndaj ndryshimeve të kurrikulës, mësimdhënies, si dhe komunikimit me fëmijët dhe të rinjtë.

Kryerja e praktikës profesionale

Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:

a) Ka të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale, personi që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2. Subjektet e përjashtuara për kryerjen e praktikës profesionale

a) personi i cili, para hyrjes në fuqi të ligjit nr.10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ka fituar diplomën e IAL në fushën e mësuesisë dhe e ushtron/ose jo profesionin e mësuesit sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASH);

b) personi që e ka kryer praktikën profesionale dhe ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të rregulluar të mësuesit jashtë Republikës së Shqipërisë, në përputhje me përcaktimet e Këshillit të Ministrave. Në këtë rast personi nuk kryen praktikën profesionale, por zhvillon vetëm Provimin e Shtetit;

c) personi që ka kryer të paktën një vit punë si mësues në një institucion arsimor dhe ka fituar diplomën sipas pikës 1 të këtij neni. Në këtë rast personi nuk kryen praktikën profesionale, por zhvillon vetëm Provimin e Shtetit.

Roli i mentorit

Mentori ndihmon praktikantin të kryejë me sukses praktikën profesionale nëpërmjet:

1. Zhvillimit të aftësive dhe shprehive të praktikantit përmes vëzhgimeve, këshillimeve, rekomandimeve, komenteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të lehtësuar certifikimin e tij;

2. Krijimit të mundësive për praktikantin, në zbatimin e metodave bashkëkohore dhe interactive në mësimdhënie;

3. Përdorimit të mjeteve të ndryshme zhvillimore për praktikantin, si: detyra, pjesëmarrje në grupe pune, trajnime afatshkurtra, këshillime karriere personale etj.;

4. Zhvillimit të detyrave sfiduese nga ana e praktikantit për të zgjeruar njohuritë e tij profesionale;

5. Mbikëqyrjes së vazhdueshme të performancës së praktikantit sipas instrumenteve të përcaktuara në këtë rregullore;

6. Sigurimit, për praktikantin, të informacionit të nevojshëm për sistemin arsimor shqiptar, duke i rekomanduar atij literaturë bashkëkohore;

7. Motivimit të praktikantit për të synuar nivele të larta të performancës.

Mentori ka përgjegjësi:

1. Për ecurinë e praktikës profesionale të praktikantit dhe për rezultatet e tij në përfundim të saj;

2. Të njohë praktikantin me këtë rregullore dhe me formatin e vlerësimit të praktikantit nga mentori;

3. Të hartojë, në bashkëpunim me praktikantin, planin mujor të orëve të vëzhgimit nga praktikanti dhe orët e planifikuara si mësues ndihmës (klasat dhe datat);

4. Të zhvillojë seanca bashkëbisedimi dhe këshillimi me praktikantin;

5. Të mbajë planin ditor të mentorit, ku përshkruan veprimtarinë e tij si mentor në orët e vëzhgimit dhe të shënojë konstatimet dhe këshillat kryesore për seancat këshilluese;

6. Të plotësojë vlerësimin e praktikantit për çdo orë vëzhgimi të planifikuar (sipas shtojcës 2 “Formati i vëzhgimit”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje);

7. Të ndihmojë praktikantin që të përgatisë portofolin që duhet të dorëzojë në përfundim të praktikës;

8. Të përgatisë raportin e vlerësimit, në përfundim të veprimtarisë së praktikantit (sipas shtojcës 3 “Vlerësimi i praktikantit”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje).

Përzgjedhja e mentorëve

1. Mentori i përket një IAPP-je publike ose private.

2. Një komision, i kryesuar nga drejtori i institucionit arsimor dhe i përbërë nga nëndrejtorët ose kryetarët e ekipeve lëndore, harton listën e kandidatëve për mentor, pasi merr mendimin e mësuesve të përzgjedhur për mentor. Mentor mund të përzgjidhet edhe vetë kryetari i ekipit lëndor.

3. Drejtori i IAPP-së i dërgon drejtuesit të DAR/ZA-së përkatëse listën e mentorëve të propozuar, të shoqëruar me CV dhe portofolet përkatëse të tyre. Kjo listë përmban edhe numrin e praktikantëve për secilin mentor (sipas shtojcës 4 “Lista e mentorëve”, bashkëlidhur kësaj rregulloreje).

4. DAR/ZA përzgjedh mentorët të cilët do të kryejnë detyrën e mentorit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC