Hiqet dogana për makinat. Taksat e reja dhe ato që hiqen. Si do të llogaritet pagesa për automjetet

Prej ditës së sotme çdo automjet që do të hyjë në Shqipëri nuk do të paguajë tarifë doganore. Aktualisht Ministria e Financave është duke hartuar edhe udhëzimin përkatës ë do të ndihmojë në aplikimin e ligjit me tarifë zero doganore për automjetet që hyjnë në territorin shqiptar.   Ligji parashikon që tarifa doganore nuk do të paguhet më në doganë, por kjo është zëvendësuar nga një taskë tjetër, që do të paguhet 1 herë në vit kur bëhet edhe kolaudimi i makinës.

Taksa e re bazohet pak a shumë tek e njëjta formulë si ajo e taksës së importit, por duke qenë se do të jetë e shtrirë në vite, shuma që do të paguhet për çdo vit është dhjetëra herë më e ulët nga taksa ekzistuese, e cila në disa raste ishte sa tre apo katërfishi i çmimit të vetë automjetit. Edhe taksa e re varet sërish nga numri i viteve të përdorimit të automjetit dhe fuqia motorrike e saj. Por, ajo që ndryshon është se nëse tani qytetari që importonte një automjet e paguante menjëherë detyrimin në doganë, taksa e re e shtrin atë në vite.

Paralelisht me doganën dhe taksën e shitjes brenda vendit do të hiqet edhe taksa e qarkullimit dhe ajo e regjistrimit, të cilat nuk do të paguhen më çdo vit, sikurse është bërë deri më tani, por do të mblidhen në mënyrë indirekte përmes rritjes së taksave të karburantit, e cila pritet të rritet me 2 lekë për litër. Me formulën e re, taksa që një qytetar do të paguajë për qarkullim dhe regjistrimin do të varet nga sa ai e përdor automjetin e tij, sepse do të jetë e inkorporuar në karburant. Taksa e re e makinave të përdorura, e cila do të shlyhet një herë në vit, nuk do të paguhet nga të gjithë përdoruesit e automjeteve.  Ligji i ri përjashton 5 kategori nga pagesa e taksës. Këto kategori, duke plotësuar disa dokumenta, nuk do të paguajnë një herë në vit taksën “vjetore të mjeteve të përdorura”.

Kategoritë që e shmangin taksën

Në nenin 9 të Ligjit të ri “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, qartësohen 5 kategori, të cilat nuk paguajnë taksën.

Kategoria e parë që përfiton nga mospagesa e taksës është ajo që do të deklarojë Brenda muajit janar 2012 se gjatë vitit klendarik nuk do të përdorë automjetin. Në këtë rast të gjithë personat fizikë apo juridikë duhet të deklarojnë se nuk do të qarkullojnë me mjetet e tyre, çka do t thotë se duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor lejen e qarkullimit dhe targën. Në këtë kategori përfshihen edhe individët që nuk janë ose nuk do të jenë në Shqipëri, çka do të thotë se nuk do të përdorin automjetet e tyre. Në këtë rast, këta persona mjafton të dorëzojnë lejen e qarkullimit.

Një tjetër kategori që përfiton nga mospagesa e taksës janë të gjithë mjetet në pronësi të Trupit Diplomatik dhe Organizatave Ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë duke zbatuar parimin e reciprocitetit. Pra, diplomatët e huaj nuk paguajnë taksën, me kusht që edhe diplomatët shqiptarë në vendin e tyre të përfitojnë në të njëjtën mënyrë.

Ligji parashikon që taksën nuk e paguajnë as pronarët e automjeteve, të cilat rezultojnë të bllokuara. Në këtë rast duhet që bllokimi të mjetit duhet të jetë brë me vendim gjykate apo prokurorie. Mospagesa e taksës do të jetë e vlefshme vetëm për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar.

Autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur janë në zotërim të invalidëve dhe të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse dhe e përdorin vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për veprimtari private, nuk do të paguajnë taksën e makinës.

Llogaritja e taksës së re

Taksa e qarkullimit të mjeteve të përdorura paguhet çdo vit sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit (Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsinë, për tri vitet e para janë 0, më pas bëhen 0.18 dhe rriten me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04)

Kështu një person që ka një automjet të vitit 1996, me naftë dhe me fuqi motorike 2000 kubikë, sipas formulës, do të paguajë në vit 2000 (cilindrata) x 0.48 (koeficienti për vitin e prodhimit, 1996) x 25 (taksa fikse për llojin e karburantit). Në fund, taksa vjetore është 24 mijë lekë.

Mjetet që s’paguajnë taksat

1. Mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;

2. Personat fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë se nuk do të qarkullojnë

3. Makinat e bllokuara nga policia apo prokuroria për ditët që janë të bllokuara.

4. Autoveturat jo më shumë se 2500 kubikë, të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse dhe i përdorin vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për veprimtari private.

5. Makinat bujqësore apo rimorkiot

6. Makinat e reja deri në tri vite përdorim

Shembull për taksën e re

Taksa e qarkullimit të mjeteve të përdorura paguhet çdo vit sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit (Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsinë, për tri vitet e para janë 0, më pas bëhen 0.18 dhe rriten me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04)

Shembull

Një person ka një automjet të vitit 1996, me naftë dhe me fuqi motorike 2000 kubikë. Sipas formulës, ai do të paguajë në vit 2000 (cilindrata) x 0.48 (koeficienti për vitin e prodhimit, 1996) x 25 (taksa fikse për llojin e karburantit). Në fund, taksa vjetore është 24 mijë lekë.

Taksat e karburanteve

Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lekë litri deri në 31.12.2011, pas kësaj date, taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë litri. Kjo taksë zbatohet si për benzinën dhe gazoilin e importuar ashtu edhe për ato të prodhuara në vend. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficienti fiks sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoritë Rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Për mjetet, që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcionalisht për periudhën e mbetur të vitit. 18% e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas rretheve. Taksa e karbonit caktohet në masën 1.5 lekë për litër për benzinën, 3 lekë për litër për gazoilin, 3 lekë për kilogram për qymyrin, 3 lekë për litër për solarin, 3 lekë/litri për mazutin, 3 lekë për litër për vajgurin dhe 3 lekë për kilogram për koks nafte”.

KOEFICIENTËT SIPAS VJETËRSISË PËR TAKSËN VJETORE TË MJETE TË PËRDORURA

Autovetura,                           Llojet e tjera                   Autobusët

Vjetersia   Koef.              Vjetersia       Koef.              Vjetersia          Koef.

1                     0,00                1                  0,00                     1                   0,00

2                    0,00                2                  0,00                     2                  0,00

3                   0,00                 3                  0,00                    3                  0,00

4                   0,18                  4                  0,20                     4                  0,07

5                    0,19                 5                  0,22                     5                  0,08

6                    0,20                6                  0,24                     6                  0,09

7                    0,21                 7                  0,26                     7                   0,10

8                    0,22                8                  0,28                     8                   0,11

9                   0,23                 9                  0,30                     9                  0,12

10                 0,24                 10                0,32                    10                0,13

11                 0,28                  11                0,34                      11                0,14

12                0,32                  12                0,36                     12                0,15

13                0,36                  13                0,38                     13                0,16

14                0,40                  14                0,40                    14                 0,17

15                0,44                  15                 0,42                    15                 0,20

16                0,48                  16                0,44                     16                 0,23

17                0,52                  17                0,46                     17                 0,26

18                0,56                  18                0,48                     18                 0,29

19                0,60                  19                 0,50                   19                 0,32

20               0,64                  20                 0,52                  20                0,35

21                0,68                  21                 0,54                    21                 0,38

22                0,70                 22                 0,56                   22                0,40

23               0,72                  23                 0,58                   23                0,42

24                0,74                 24                 0,60                   24               0,44

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

2 Komente per “Hiqet dogana për makinat. Taksat e reja dhe ato që hiqen. Si do të llogaritet pagesa për automjetet”

  1. dua te di sa me vete dogana per makinen tipi fiat dukat viti prodhimit 1992 fuqi motorike 2500 nafte

  2. sa i shko dogana benz 1999 , 220 cdi ?

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC