Provimi i Shtetit për profesionet e lira, pyetjet do të përzgjidhen nga një kompani britanike. Kriteret

Pyetjet që do të përfshihen në provimin e shtetit për profesionet e lira do të përzgjidhen nga një kompani britanike. Provimi i Shtetit do të zhvillohet në nëntor dhe ai do të bazohet në njohuritë specifike sipas secilit profesion.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, Petraq Papajorgji, shprehet regjistrimet do të fillojnë  pranë institucioneve përkatëse si Urdhëri i mjekut, farmacistit, infermierit, stomatologut, dhoma e avokatisë, noterëve, inxhinierëve etj.

Në bazë të ligjit, Provimi i Shtetit është i rëndësishëm pasi pa të nuk mund të ushtrohet një nga profesionet e lira, pavërësisht nse je i diplomuar në degën përkatëse. Kandidati ka të drejtë ta japë provimin 5 herë, ndërkohë që ai  do të jetë me shkrim  dhe me gojë.

Përsa i përket tarifave  për kandidatin që e jep për herë të parë vlera është 30 mijë  lekë, për here të dytë kjo shifër shkon në 50 mijë lekë . kandati që e ka për herë të tretë do të paguajë 80 mije lekë, për herë të katërt 100 mije lekë  dhe për herë të fundit kjo shifër eshtë kater here më e lartë nga testi i pare, duke shkuar në vlerën e 120 mije lekëve.

Provim i shtetit është kontrolli vetëm për njohuritë profesionale të kandidatit, që organizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky provim kryhet sipas përcaktimeve të parashikuara dhe vlerëson njohuritë dhe aftësitë e kandidatit për ushtrimin e një profesioni të rregulluar.  Provimi i shtetit organizohet çdo vit, brenda periudhave kohore: java e tretë e nëntorit deri në javën e dytë të dhjetorit;

Programi i provimit

Programi orientues i provimit bëhet i njohur nga AKP-ja jo më vonë se 4 muaj përpara provimit, thuhet në vendimin e miratuar nga qeveria. “Kandidat” është personi, i cili gëzon një dokument zyrtar të formimit apo kualifikimit profesional dhe që kandidon për të marrë titullin e një profesioni të rregulluar. “Dokument zyrtar i formimit apo kualifikimit profesional” është diploma, certifikata ose dëftesa, e lëshuar nga autoriteti kompetent, në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara. “Qendër provimi” është qendra ku zhvillohet provimi i shtetit, nëpërmjet teknologjisë dixhitale. Qendrat e provimit përcaktohen apo lejohen të funksionojnë si të tilla nga autoriteti kompetent. Ato janë të pajisura me të gjitha instrumentet e sigurisë dhe teknologjisë së informacionit e mbikëqyren vazhdimisht nga Komisioni i Provimit të Shtetit. Qendrat e provimit funksionojnë në bazë të kësaj rregulloreje dhe udhëzimeve përkatëse të lëshuara nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Licencimi

Provimi i shtetit realizon garancitë publike për përgjegjësitë, që sjell ushtrimi i një profesioni të rregulluar dhe kryen testimin e njohurive të kandidatit, që aspiron ushtrimin e një profesioni të rregulluar, duke siguruar uniformitet në vlerësimin e kandidatëve, në nivel kombëtar, përmes verifikimit të aftësive të nevojshme profesionale, sipas specifikave të çdo profesioni.
Përjashtohet nga detyrimi për të dhënë provimin e shtetit:
a) profesionisti që, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, ushtron ose ka ushtruar një profesion të rregulluar;
b) profesionisti, i cili fiton të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar jashtë Republikës së Shqipërisë

Kriteret

Kandidati nuk pranohet në provim nëse: nuk zotëron diplomën e studimeve universitare të kërkuar nga autoriteti kompetent për profesionin respektiv; ka dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në nenin 4, deri në momentin e aplikimit; është rrëzuar 5 (pesë) herë në provimin e shtetit; plotëson kriteret e parashikuara në ligjin nr. 10 171, datë 21.10.2009 “Për profesionet e
rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e kësaj rregulloreje dhe ato të përcaktuara.

pixelstats trackingpixel

8 Comments for “Provimi i Shtetit për profesionet e lira, pyetjet do të përzgjidhen nga një kompani britanike. Kriteret”

  1. Together with everything which appears to be developing within this subject material, a significant percentage of perspectives are quite stimulating. However, I appologize, because I do not subscribe to your entire suggestion, all be it exciting none the less. It appears to everybody that your commentary are not totally justified and in simple fact you are your self not really completely confident of the assertion. In any event I did appreciate examining it.

  2. Hello there! I know this is kind of off topic but I was wondering if you knew where I could get a captcha plugin for my comment form? I’m using the same blog platform as yours and I’m having trouble finding one? Thanks a lot!

  3. Hey! I just wanted to ask if you ever have any problems with hackers? My last blog (wordpress) was hacked and I ended up losing months of hard work due to no data backup. Do you have any methods to prevent hackers?

  4. Zana Llapushi

    Pershendetje!Une jam infermiere e diplomuar ne shtator 2010,qe nga maji 2011 ushtroj profesionin tim,Urdherin e inf.e kam marre ne dhjetor 2010.Pyetja ime eshte:A duhet ti nenshtrohem une provimit te shtetit ne baze te ligjit nr.10 171,…..????Faleminderit….!Me respekt Zana Llapushi Velillari.Pogradec Janar 2012!

  5. Aldo

    Pershendetje, une jam nje mjek i diplomuar ne 2010 dhe prej nje viti e ushtroj kete profesion.
    A periashtohem une nga provimi i shtetit ne baze te ligjit nr. 10 171, datë 21.10.2009 ?

    Faleminderit…

  6. jona

    pyetjet do te jene me alternativa apo edhe me zhvillim?

  7. resi

    po nje test i cili mund te jete i ngjas
    hem a mund te na jepni?

    • Po un qe kam paguar nje tarif prej 30.000 lekesh te vjetra per regjistrimin e prov te shtetit per her te pare,a do te paguaj me ?

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC