Taksat e makinave, sa duhet paguar gjatë një viti. Koefiçientët sipas viteve. Ligji i plotë

Hyn në fuqi ligji për taksat e automjeteve të përdorura. Ndryshimet në ligj parashikojnë gjithashtu edhe formulën e llogaritjes së taksës, si dhe koefiçientët sipas vjetërsisë së makinave.

Kështu taksa vjetore e mjeteve të përdorura caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën.

Sipas vendimit, mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcionalisht për periudhën e mbetur të vitit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore.

Më poshtë po japim të plotë ligjin bashkë me tabelën përkatëse të koeficientëve.

 

LIGJ Nr.10 458, datë 21.7.2011

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008 “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 “Llojet e taksave kombëtare” bëhen këto ndryshime:

a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Taksa e qarkullimit për benzinën (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45, 2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59) dhe për gazoilin (sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 19 35, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49).”.

b) Pika 6 ndryshohet si më poshtë:

“6. Taksa e karbonit për benzinën (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 11 41, 2710 11 45,2710 11 49, 2710 11 51, 2710 11 59), për gazoilin (sipas kodeve tarifore 2710 19 31, 2710 19 35, 2710 19 41, 2710 19 45, 2710 19 49), për qymyrin, me krerë tariforë të NKM-së 2701 dhe 2702, për vajgurin (sipas kodeve tarifore 2710 19 11 deri 2710 19 29), për solarin (sipas kodit tarifor 2710 19 61), për mazutin (sipas kodeve tarifore të NKM-së 2710 19 63, 2710 19 65 dhe 2710 19 69) dhe për koks nafte (sipas krerëve tariforë të NKM-së 2713 11 00 dhe 2713 12 00).”.

Neni 2

Në nenin 4 “Niveli i taksave kombëtare” bëhen këto ndryshime:

a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 5 lekë për litër deri më 31.12.2011, pas kësaj date taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë për litër. Kjo taksë zbatohet si për benzinën dhe gazoilin e importuar, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend.”.

b) Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij ligji, dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Për mjetet që regjistrohen për herë të parë, taksa llogaritet proporcionalisht për periudhën e mbetur të vitit. 18 për qind e të ardhurave vjetore nga kjo taksë i kalojnë buxhetit të qeverisjes vendore. Procedura e ndarjes së të ardhurave me buxhetet e njësive të qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në numrin e mjeteve të regjistruara sipas njësive të qeverisjes vendore.”.

c) Pika 6 ndryshohet si më poshtë:

“6. Taksa e karbonit caktohet në masën 1,5 lekë për litër për benzinën, 3 lekë për litër për gazoilin, 3 lekë për kilogram për qymyrin, 3 lekë për litër për solarin, 3 lekë për litër për mazutin, 3 lekë për litër për vajgurin dhe 3 lekë për kilogram për koks nafte.”.

Neni 3

Në nenin 5 “Agjentët e taksave” bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:

“b) Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, për taksën e qarkullimit për benzinën dhe gazoilin e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën dhe gazoilin e prodhuar në vend.”.

2. Shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:

“c) Për taksën vjetore të mjeteve të përdorura ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.”.

3. Shkronja “dh” ndryshohet si më poshtë:

“dh) Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të doganave në rrethe, për taksën e karbonit për benzinën, gazoilin, qymyrin, vajgurin, solarin, mazutin dhe koksin e naftës e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për benzinën, gazoilin, qymyrin, vajgurin, solarin, mazutin dhe koksin e naftës të prodhuar në vend, në bazë të sasive të prodhimit.”.

Neni 4

Në nenin 7 “Taksat që vilen nëpërmjet pullës”, fjalët “taksa vjetore e qarkullimit rrugor të mjeteve” zëvendësohen me fjalët “taksa vjetore e mjeteve të përdorura”.

Neni 5

Në nenin 8 “Komisionet që përfitojnë agjentët e taksave” pika 2 bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:

“b) për taksën e qarkullimit, 0 për qind.

2. Shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:

“c) për taksën vjetore të mjeteve të përdorura, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, 5 për qind.”.

Neni 6

Në nenin 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura:

a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;

b) personat fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë, brenda muajit janar të vitit në vazhdim, se nuk do të qarkullojnë me mjetet në pronësi të tyre gjatë këtij viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të mjetit;

c) pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara me vendim të gjykatës, prokurorisë, etj., për periudhën në të cilën mjeti ka qenë i bllokuar;

ç) autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale e jo për veprimtari private;

d) makinat bujqësore.”.

Neni 7

Në nenin 11, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:

“ë) tarifa e shërbimit për qarkullimin e mjeteve të huaja të transportit të udhëtarëve të më shumë se 20 personave, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit, si dhe të mjeteve të transportit të mallrave me ngarkesë apo pa ngarkesë përcaktohet me reciprocitet.”.

Neni 8

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KOEFICIENTËT SIPAS VJETËRSISË PËR TAKSËN VJETORE TË MJETE TË PËRDORURA

Autovetura,                           Llojet e tjera                   Autobusët

Vjetersia   Koef.              Vjetersia       Koef.              Vjetersia          Koef.

1                     0,00                1                  0,00                     1                   0,00

2                    0,00                2                  0,00                     2                  0,00

3                   0,00                 3                  0,00                    3                  0,00

4                   0,18                  4                  0,20                     4                  0,07

5                    0,19                 5                  0,22                     5                  0,08

6                    0,20                6                  0,24                     6                  0,09

7                    0,21                 7                  0,26                     7                   0,10

8                    0,22                8                  0,28                     8                   0,11

9                   0,23                 9                  0,30                     9                  0,12

10                 0,24                 10                0,32                    10                0,13

11                 0,28                  11                0,34                      11                0,14

12                0,32                  12                0,36                     12                0,15

13                0,36                  13                0,38                     13                0,16

14                0,40                  14                0,40                    14                 0,17

15                0,44                  15                 0,42                    15                 0,20

16                0,48                  16                0,44                     16                 0,23

17                0,52                  17                0,46                     17                 0,26

18                0,56                  18                0,48                     18                 0,29

19                0,60                  19                 0,50                   19                 0,32

20               0,64                  20                 0,52                  20                0,35

21                0,68                  21                 0,54                    21                 0,38

22                0,70                 22                 0,56                   22                0,40

23               0,72                  23                 0,58                   23                0,42

24                0,74                 24                 0,60                   24               0,44


pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

2 Komente per “Taksat e makinave, sa duhet paguar gjatë një viti. Koefiçientët sipas viteve. Ligji i plotë”

  1. atje thuhet pagesa behet per nje vit.ketu jam thuhet me pagu per dy vjet taks

  2. une kam paguar taksen e qarkullimit me date 22.12.2011 dhe eshte e paguar deri me date
    22..12.2012. Jam paraqitur prane Drejtorise Rajonale te Q.rrugor , Qarkut Kukes per te bere heqjen nga qarkullimi te makines time tip Tojote per vitin pasardhes per arsye se kam shkuar
    ne emigracion. Punonjesi i institucionit ne fjale me tha qe do te mbyllim makinen pasi te
    pagush taksen vjetore 2012-2013. A eshte e drejte kjo ?

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC