Viti akademik 2011-2012, si të regjistrohesh dhe transferosh studimet në universitetet private

Ministria e Arsimit ka përcaktuar rregullat e regjistrimit për në universitet private si dhe të tranferimit të studimeve për vitin akademik 2011-2012. Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, MASH ka përcaktuar datat dhe afatet, si dhe rregullat për procedurën e dokumentat që kërkohen. Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në IAL private kryhet deri më datë 15 dhjetor 2011. Ndërsa dokumentet përkatëse janë Diploma e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose diplomën/dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri; kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, të dorëzojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, dokumentin e identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Dhe nëse kandidati nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës lëshuar nga drejtoria e shkollës ku ka përfunduar shkollën e mesme të konfirmuar nga drejtoria arsimore.

MSH përcakton gjithashtu dhe procedurën dhe dokumentat për aplikim për “Master të nivelit të dytë”, “Master shkencash” “Master i arteve të bukura”, “Master profesional në IAL”. Sa i takon transferimit të studimeve, kjo procedurë kryhet sipas kriteve të pëcaktuara në statuset e institucioneve të arsimit të lartë.

Me poshte gjeni udhezimin e MASH;

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCES
MINISTRI

UDHEZIM PER PROCEDUREN E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIT NE PROGRAMET STUDIMEVE TE CIKLIT TE PARE DHE TE DYTE TE OFRUARA NGA INSTITUCIONET E ARSIMIT TE LARTE PRIVAT SI EDHE PER TRANSFERIMIN E STUDIMEVE PER VITIN AKADEMIK 2011-2012

Ne mbeshtetje te nenit 102 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, te nenit 33, pika 5., te nenit 34, pika 1. dhe te nenit 35 te ligjit nr. 9741, date 21.05.2007, “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar;

UDHEZOJ:

1. Institucionet private te arsimit te larte organizojne procesin e pranimit dhe te regjistrimit te kandidateve ne programet e studimit te ciklit te pare dhe/ose te ciklit-te- dyte. -Procesi- monitorohet-nga rektori i institucionit privat te arsimit te larte (IAL private).

2. Institucionet private te arsimit te larte, shpallin hapjen e procedures se pranimit te kerkesave te kandidateve qe deshirojne te vazhdojne programet e studimit te ciklit te pare dhe/ose te ciklit te dyte dhe kriteret e pranimit te tyre.

3. Aplikimi per regjistrim ne programet e studimit te ciklit te pare dhe ne programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte, ne institucionet private te arsimit te larte te kryhen deri me date 15 dhjetor 2011. Per aplikim, kandidati duhet te dorezoje dokumentacionin e meposhtem:

a) Diplomen e Matures Shteterore se bashku me certifikaten e notave ose diplomen/deftesen e shkolles se mesme te fituar jashte vendit, te vleresuar te barasvlefshme me te ne Shqiperi. Kandidatet qe kane perfunduar shkollen e mesme perpara vitit 2011, te .dorezojne deftese pjekurie te shkolles se mesme.
b) Dokumentin e identifikimit (karte identiteti, leternjoftim ose pasaporte). Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit;
c) 2 fotografi;
ç) Shtetasit e huaj duhet te paraqesin lejen e qendrimit ne Shqiperi (kopje e noteruar)

4. Ne qofte se kandidati nuk ka deftese pjekurie te shkolles se mesme, duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme ku ka perfunduar shkollen dhe te konfirmuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore perkatese, ose listen e notave te shkolles se mesme  leshuar nga Arkivi Qendror i Shtetit.

5. IAL-te private i dergojne Agjencise Kombetare te Provimeve (AKP), brenda dates 24 dhjetor 2011, nje liste te studenteve te regjistruar, ne forme shkresore dhe elektronike (hardcopy dhe ne CD). AKP-ja, brenda dates 25 janar 2012, u dergon IAL-ve private listen perkatese me numrat e matrikullimit te studenteve.

6. Aplikimi per regjistrim ne programet e studimit te ciklit te dyte, “Master i Shkencave” ose Master i Arteve te Bukura dhe “Master Profesional”, ne institucionet private te arsimit te larte te kryhen deri ne daten e percaktuar nga IAL-te private. Per aplikim, kandidati duhet te dorezoje dokumentacionin e meposhtem:

a) Kopje te noteruar te diplomes se Ieshuar ne perfundim te programeve te studimeve te ciklit te pare te shoqeruar me listen origjinale te notave;
b) Dokument identifikimi (karte identiteti, leternjoftim ose pasaporte). Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit;
c) 2 fotografi;
ç) Shtetasit e huaj duhet te paraqesin lejen e qendrimit ne Shqiperi (kopje e – .noteruar). -Studentet, te cilet-karre -perfunduar studimet e ciklit te pare ne te njejten IAL private ku aplikojne per t’u regjistruar ne programet e studimit “Master i Shkencave” ose Master i Arteve te Bukura dhe “Master Profesional, nuk jane te detyruar te dorezojne dokumentacionin e mesiperm.

7. IAL-te private i dergojne AKP-se nje liste te studenteve te regjistruar, ne forme shkresore dhe elektronike (hardcopy dhe ne CD). AKP-ja, brenda 3 javesh, u dergon IAL-ve private listen perkatese me nurnrat e matrikullimit te studenteve,

8. Pas procesit te regjistrimit ne programet e studimit te ciklit te pare dhe/ose te ciklit te dyte, IAL-te private perpilojne nje raport te hollesishem ne lidhje me regjistrimet e studenteve ne afatet dhe formatet e kerkuara sipas Udhezimit Nr. 9, date 25.02.2010 “Per mbledhjen, perpunimin dhe raportimin e te dhenave statistikore” .

9. IAL-te private regjistrojne studentet ne regjistrin baze ne perputhje me percaktimet e udhezimit nr. 19, date 18.07.2007 te ministrit te Arsimit dhe Shkences “Per gjenerimin dhe dhenien e numrave te matrikullimit” dhe te Urdhrit nr. 150, date 07.04.2008 te ministrit te Arsimit dhe Shkences “Per percaktimin e kodit te regjistrave te studenteve ne IAL”.

1O.Transferimi i studimeve nga Institucionet Publike te Arsimit te Larte ne Institucionet Private te Arsimit te Larte dhe anasjellas te behet, sipas kritereve te percaktuara ne statutet e institucioneve dhe rregulloren e njesise kryesore ku behet transferimi i studimeve.

11. IAL-te i dergojne nje liste te studenteve te transferuar, ne forme shkresore dhe elektronike (hardcopy dhe ne CD), AKP-se. AKP-ja ben perditesimin e te dhenave dhe transferimin e nurnrit individual te matrikullimit.

12. Ngarkohen Zevendesministri, Sekretari i Pergjithshem, Drejtoria per Zhvillimin e Arsimit Jo-Publik, Agjencia Kombetare e Provimeve si edhe institucionet private te arsimit te larte per zbatimin e ketij Udhezimi.

Ky Udhezim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren zyrtare”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC