Viti shkollor 2011-2012 nis më 12 shtator, programi i plotë për nxënësit dhe mësuesit

Viti i ri shkollor paraunivesitar 2011-2012 do të fillojë më 12 shtator dhe do të përfundojë në 6 qershor, ndërsa gjatë vitit nxënësit do të kenë dhe dy periudha pushimesh (24.12 2011- 4.1.2012 dhe 28.03.2012-1.04.2012). Provimet e lirimit të do të jepen në periudhën 7-22 qershor. Kjo bëhet e ditur në udhëzimin e ministrië se Arsimit dhe Shkencës, për strukturën e vitit shkollor 2011-2012, te cilen mund ta gjeni duke klikuar ne Udhezimi per vitin shkollor 2011-2012

Për arsimin e mesëm, shkolla nis po më 12 shtator 2011 dhe mbaron më 13 qershor 2012, për maturantët shkolla mbaron më 22 maj 2012. Ndërsa provimet e maturës do të zhvillohen në 23 maj 2012 – 30 qershor 2012.

Udhëzimi përcakton gjithashtu dhe kreditet që mbarten në vitin shkollor 2011-2012 për nxënësit mbetës në klasën e XII dhe që e përsërit atë në vitin shkollor 2011 – 2012. Po kështu, udhëzimi përcakton dhe programet dhe tekstet mësimore në arsimin parashkollor dhe atë bazë, por dhe atë të mesëm, sipas profeleve të shkollave. Për të siguruar të paktën një vit përgatitor për fëmijët 5-vjeçarë, përfshirë fëmijët romë, egjiptianë dhe nga shtresa të margjinalizuara, në vitin e ri shkollor, do të hapen 200 klasa të reja përgatitore, për të cilat MASH do të sigurojë pajisjen me orendi, bazë materiale didaktike dhe metodike si dhe trajnimin e mësueseve të klasave përgatitore dhe drejtoritë rajonale të arsimit personelin mësimor.

Programet në arsimin parauniversitar, sipas udhëzimit orientohet dhe drejt shërbimit psikologjik shkollor, zbatimin e planit për reduktimin në zero të braktisjes shkollore dhe masat për të, zbatimin e programit për një shkollë miqësore pro sjelljeve pozitive, por dhe planifikimin e veprimtarive edukative, ku vend të rëndësishëm MASH i kushton veprimtarive për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, etj.

Strukturat inspektuese dhe trajnimet janë pjesë e udhëzimit gjithashtu, por edhe mënyra e regjitrimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC