Kosovrasti: Basha duhet të marrë drejtimin e bashkisë pas 4 ose 5 ditësh

Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pritet të marrë drejtimin e institucionit në enjten ose të premten. Kjo lidhet me faktin e zbatimit ligjor për mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, bëri të ditur se nga kreu i këtij institucioni Arben Ristani i është përcjellës Sekretarit të Bashkisë dhe Prefektit vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

Sekretari i këshillit bashkiak, ka 5 ditë afat për të mbledhur keshillin me 55 anëtarë, ku ‘Aleanca për Qytetarin’ do të ketë 28 anëtarë,  ndërsa ‘Aleanca për të Ardhmen’ 27 anëtarë. “Sipas detyrimit ligjor që ka, detyrim, i cili thuhet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, ai ka detyrimin të thërrasë mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Nuk mund ta thërrasë mbledhjen para 5 ditësh, domethënë duhet të kenë kohë këshilltarët, të lajmërohen 5 ditë para, në mënyrë që të zhvillohet edhe mbledhja e parë e këshillit bashkiak të Tiranës. Rreth të enjtes apo të premtes e shumta, pasi nuk besoj se kjo çështje mund të zgjasë më tepër të thërritet mbledhja e parë e Këshillit”, tha Kosovrasti.

Duke iu referuar ligjit “Për pushtetin vendor”, pas vendimit të dhënë nga Kolegji, sekretari aktual i këshillit, duhet të thërrasë mbledhjen e parë jo vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit. “Këshilli komunal ose bashkiak e zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mbledhja e parë e këshillit thirret nga sekretari i këshilit komunal ose bashkiak. Në mungesë të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr prefekti. Në rast se asnjë nga subjektet e sipërpërmendura nuk e ushtron këtë të drejtë brenda afatit të parashikuar, atëhere këshilli mblidhet vetë brenda 10 ditëve”, thuhet në pikat 1 dhe 2 të nenit 26 të këtij ligji.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard