Renditja e universiteteve, ja më të vlerësuarit sipas degëve. Lista e plotë

Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta tashmë do të mund të zgjedhin universitetin e përshtatshëm në bazë të preferencave që kanë për degët. Tashmë ata kanë në duar një renditje vlerësimi për punën e universiteve shqiptare të realizuar nga kompania gjermane CHE. Në përfundim të punës 9 mujore për renditjen e univeristeteve, CHE publikoi renditjen e universiteteve për elementë të veçantë si; stafi i akademikëve, kurrikulat e reja, numri i studentëve, infrastruktura, etj. Procesi i vlerësimit është ndarë në 4 fusha kryesore: ekonomi-biznes, shkenca-politike, drejtësi dhe infermeri.Duke klikuar mbi link do te gjeni renditjen e plote te universiteteve, sipas degeve;

Renditja e Universiteteve sipas degeve

Ndërkaq, drejtuesit e Universitetit të Tiranës refuzuan pjesëmarrjen në këtë projekt, ku janë përfshirë 21 institucione të arsimit të lartë, ndërsa nuk ka patur emra konkrete universitetesh të renditura nga më i miri tek më i dobëti, për shkak se vlerësimin ka qënë i ndryshëm për programet  që ato kanë ofruar. Pjesëmarrja në procesin e listimit nuk penalizon asnjë universitet, ai do te jetë thjesht një guidë për të orientuar studentin drej programeve më të mira të studimit .

Gjatë prezantimit të rezultateve të projektit, ministri i Arsimit dhe Shkencës , Myqerem Tafaj tha se ky raport do t`u vlejë nxënësve për të për të zgjedhur universitetin dhe degën për të vazhduar studimet. “Rezultatet e këtij rankimi pilot do të ndihmojnë studentët të informohen shumë më mirë për anët e forta dhe anët e dobta që kanë institucionet që ofrojnë programet e sipërpërmendura. Së dyti, politikbërja ka mundësi të nxjerrë konkluzione për politikat dhe investimet për përmirësimin e treguesve të cilësisë që paraqesin universitetet”, tha Tafaj.

Ndërsa e vlerësoi tepër të rëndësishëm projektin e renditjes së institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha theksoi se “për të ardhmen e sistemit tonë universitar, për të ardhmen e këtij vendi, nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa rendja pas cilësisë, sesa gara e cilësisë në universitete”. “Ne mund të angazhojmë fondet më të mëdha, ne mund të ndërtojmë kampuset më të bukura, por ne së bashku duhet të ndërtojmë dhe konsolidojmë si kusht themelor për një cilësi tjetër lirinë akademike. Universitetet duhet të gëzojnë autonominë e tyre”, tha Berisha.

Te dhena per renditjen e universiteteve; 

Qëllimi kryesor i renditjes, është informimi më i mirë i studentëve për ofertën në sistemin tonë të arsimit të lartë. Këtij qëllimi, i shërben edhe renditja shumë-dimensionale. Ajo ofron një gamë të gjerë treguesish që e ndihmojnë studentin të zgjedhë shkollën e lartë. Kualifikimi i pedagogëve është sigurisht treguesi më i rëndësishëm i cilësisë në një institucion të arsimit të lartë. Kjo do të thotë që studenti që dëshiron të studiojë në një nga fushat e mësipërme duhet të shohë se cila shkollë e lartë ka personelin akademik me nivelin më të lartë të kualifikimit, do me thënë, shkolla që për këtë parametër është renditur në “grupin e sipërm (ngjyra jeshile)”.

Institucionet e arsimit të lartë, kanë mundësi që nëpërmjet renditjes të krahasohen me njëri tjetrin për nga cilësia e ofertës së tyre dhe të zhvillojnë strategji për të ardhmen.

Klasifikimi i institucioneve, është realizuar më gjerësisht në tre grupe:

-grupi i sipërm  (ngjyra jeshile),
-grupi i mesëm (ngjyra e verdhë),
-grupi i poshtëm (ngjyra e kuqe) (shih Figura 1 ).

Institucionet e arsimit të lartë, që nuk shfaqen në tabelat e rezultateve të projektit pilot janë ato që nuk plotësonin kriteret e mësipërme (përgjithësisht institucione të krijuara në dy tre vitet e fundit) ose që nuk kanë marrë pjesë në renditje.  Rezultatet e renditjes janë dhënë në tabela për drejtimet ekonomi biznes, drejtësi dhe infermieri. Ndërsa për drejtimin shkenca sociale nuk u arrit të bëhet renditje për shkak të numrit statistikisht të pamjaftueshëm të shkollave të larta që ofrojnë këtë drejtim studimesh. Përmes këtij projekti u bë e mundur që të zhvillohet një Model Rankimi i përshtatur për kushtet e sistemit tonë të arsimit të lartë dhe të ngrihet një Njësi e Rankimit pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) e cila ka personel të kualifikuar për të bërë në të ardhmen renditjen e programeve të tjera të studimeve universitare.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

1 Koment per “Renditja e universiteteve, ja më të vlerësuarit sipas degëve. Lista e plotë”

  1. Ku eshte figura 1 spo e kuptoj?Jam shume e interesuar per te kuptuar renditjen e universiteteve.

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC