Këshilli Bashkiak i Tiranës, Kolegji shpërndan mandatet
Kolegji Zgjedhor pranoi ankimimin e Partisë Demokratike për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës. PD, nëpërmjet ankimimit të depozituar më 12 korrik, i kërkoi Kolegjit Zgjedhor shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak për Tiranën, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga KQZ. Ankimimi i PD erdhi pasi një ditë më parë, më 11 korrik, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi, me shumicën të cilësuar 5 vota, projektvendimin “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit”. P/vendimi u votua në parim me 4 vota pro dhe 2 kundër.
Në seancë, relatorja e çështjes, gjyqtarja Neriban Mullai, lexoi vendimin e trupës gjykuese. “Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, në mbështetje të nenit 158, paragrafi 3 të kodit zgjedhor vendosi pranimin e kërkesë-padisë të paditësit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” si më poshtë:
“Ndryshim të vendimit nr. 1192, datë 11 korrik të KQZ-së, duke bërë shpërndarjen e mandateve të këshillit të Bashkisë Tiranë, mbi bazën e tabelës së rezultateve të KQZ”, u shpreh Mullai.
Oerd Bylykbashki, përfaqësues ligjor i PD, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhur për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kolegji Zgjedhor mori një vendim të bazuar në ligj, duke përmbyllur një proces të gjatë të zgjedhjeve për bashkinë Tiranë, ndërsa do të vijohet me procedurat për konstituimin e Këshillit Bashkiak. “Ky vendim duhet të ishte marrë nga KQZ, por anëtarët e opozitës nuk e dhanë votën e tyre. Kolegji mori sot një vendim të bazuar në Kodin Zgjedhor, duke mbyllur kështu një proces relativisht të gjatë në bashkinë e Tiranës. Tashmë jemi gati për të gjitha procedurat e tjera, të nevojshme për konstituimin e Këshillit Bashkiak”, tha Bylykbashi. Referuar edhe vendimit të Gjykatës së Tiranës për vërtetim e mandatit të kandidatit të djathtë për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha, Bylykbashi tha se “po sot Gjykata vërtetoi mandatin e kryetarit të bashkisë Lulzim Basha. Më pas do të vazhdohet me procedurat e tjera për konstituimin e këshillit dhe betimin e anëtarëve të këshillit dhe kryetarit të Bashkisë. KQZ do të bëjë veprimet për njoftimin që i duhet bërë bashkisë dhe prefektit për mandatet e këshillit, e më pas do të bëhet njoftimi i mbledhjes dhe do të përcaktohen datat përkatëse”.
Bazuar në tabelës përmbledhëse të KQZ për zgjedhjet në Tiranë, koalicioni i djathtë Aleanca për Qytetarin ka siguruar 28 vende në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa koalicioni i majtë Aleanca për të Ardhmen ka marrë 27 vende.
Me vendimin e Kolegjit për shpërndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak dhe atë të Gjykatës së Tiranës në orët e paradites për mandatin e kryebashkiakut për Lulzim Bashën, procesi zgjedhor në kryeqytet konsiderohet ligjërisht i mbyllur. Ndërsa pritet të vijojnë procedurat ligjore për konstituimin e Këshillit të Bashkisë së Tiranës dhe betimit të kryetarit të bashkisë Lulzim Basha.
Më poshtë po japim emrat e plotë të këshilltarëve sipas koalicioneve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Aleanca për qytetarin -28 keshilltare
PD
Jorida Tabaku
Ferdinant Poni
Suzana Guxholli
Gëzim Karapici
Niazi Kosovrasti
Dhori Kule
Jul Bushati
Eneida Guria
Beqir Nuredini
Besnik Aliaj
Jera Kruja
Zamir Ndroqi
Akli Fundo
Sulejman Mema
Enkelejda Sallaku
Bledi Kasmi
Murat Basha
Ariana Bekteshi
Vejsel Rizvanolli
LSI
Shezai Rrokaj
Edmond Panariti
Erisa Zaimi
Endrit Brahimllari
Blerina Kazaferi
PDIU
Tahir Muhedini
Arian Çuko
PR
Maksim Begeja
PLL
Agim Kraja
Aleanca për të Ardhmen-27 keshilltare
PS
Mimoza Hafizi
Tritan Kalo
Kristaq Blushi
Ardiana Berberi
Ervin Bushati
Lorenc Vangjeli
Arbian Mazniku
Aldrin Dalipi
Gerta Lubonja
Shpëtim Cami
Fatbardha Barjaba
Genti Gazheli
Juliana Hoxha
Mehmet Hasanlami
Alketa Hila
Valbona Tahiraja (Doçi)
Petrit Ago
Hari Mulla
Eridian Saliani
Andrea Marto
Megi Ajtyresa
Ylli Çano
Vjola Sterjo
Xhevdet Kaçani
Suzana Hakrama
PDS
Florian Pullazi
PSV ’91
Enver Reçi




