Balla: Disponojmë prova për manipulimin e zgjedhjeve në Tiranë

Partia Socialiste disponon prova dhe fakte të pakundërshtueshme, me anë të të cilave provohet manipulimi i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Deklarata vjen nga deputeti socialist, Taulant Balla, sipas të cilit procesi i manipulimit ka nisur me listat e zgjedhësve, ka vijuar me ndërhyrjen n kutitë zgjedhore nga KQZ, për tu mbyllur me manipulimin e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Më tej ai theksoi se “kemi prova të qarta, të pakontestueshme, të provueshme që Sali dhe Lulzim Berisha kanë harxhuar për qëllime manipulimi zgjedhjesh në Tiranë, për këtë fushatë që i ktheu zgjedhjet në një kasaphanë elektorale, 40 milionë euro”.

Në një prononcim për mediat, Balla akuzoi zv. ministrin Ferdinand Pone dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Armand Teliti, në lidhje me atë që socialistët e quajnë manipulim të listave të zgjedhësve. “10 mijë zgjedhës me banim në Tiranë kanë votuar në mënyrë të dyfishtë për shkak se në gjeneralitetet e tyre më së shumti në vitin, datën apo muajin e lindjes kanë ndryshime, të cilat kanë shmangur kapjen e dublimit nga sistemi kompjuterik. Na rezulton se banorë të rrethinave të njësive të tjera vendore që rrethojnë Tiranën kanë votuar dy herë përmes këtij sistemi manipulative dhe numri i votuesve të sjellë në Tiranë shkon në 40 mijë apo votues dy herë në Tiranë, për të arritur në atë numër”, tha deputeti socialist.

Gjithashtu, Balla tha se ky proces vijoi me ndërhyrjet në kutitë zgjedhore nga KQZ, për të kulmuar me manipulimin e gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor. “Ne e dime fare mirë se kush është zyra avokatore familjare, në të cilën u thirrën anëtarët e Kolegjit Zgjedhor nga Toma te Sashenka, për të bërë pazarin. Këta gjyqtarë të korruptuar për të cilët kemi prova të qarta se në cilën zyrë janë ftuar, se me kë janë takuar dhe sa jane paguar”, tha Balla.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard