Matura Shtetërore, sezoni i vjeshtës në muajin shtator

Të gjithë maturantët që kanë mbetur në një apo më shumë provime të Maturës Shtetërore do të kenë mundësi të riprovojnë njohuritë e tyre në vjeshtë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se ka vendosur t’u ofrojë këtyre maturantëve mundësinë për t’u riprovuar në sezonin e vjeshtës në muajin shtator të këtij viti.

Ndërkohë, datat e provimeve të sezonit të vjeshtës do të njoftohen në një moment të dytë, por mbetet në fuqi e drejta e maturantëve mbetës për të dhënë provimet edhe vitin e ardhshëm. Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore  do të udhëzohen për regjistrimin e maturantëve mbetës që dëshirojnë të riprovohen në sezonin e vjeshtës, njofton MASH.

Ndërkaq, në përfundim të provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit falenderon të gjithë mësuesit e drejtuesit e DAR/ZA që kontribuan në gjithë etapat e realizimit të saj, që nga krijimi i fondit të pyetjeve e deri në vlerësimin e testeve.  Matura Shtetërore 2011 është matura e fundit që mbështetet në programin e vjetër mësimor të gjimnazit.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC