Kolegji zbardh vendimin: Ja pse u rrëzua ankesa e PS. Drafti i plotë
Kolegji Zgjedhor zbardhi vendimin për rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste për pavlefshëmri të zgjedhjeve në Tiranë. Kolegji ka argumentuar arsyet e rrëzimit të kërkesës ankimore të PS në 8 faqe të tij dhe i nënshkruar nga 5 gjyqtarë të trupit gjykues. Kolegji Zgjedhor arsyeton se ankimimi i PS u rrëzuaa pasi ishte jashtë afateve ligjore. Më poshtë, duke klikuar mbi link, do të mund të lexoni të plotë arsyetimin e plotë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor;
Kolegji Zgjedhor rrëzoi në 8 korrik kërkesë-padinë e PS, që kërkonte shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së të 25 qershorit, që shpalli fitues me 93 vota kandidatin demokrat, Lulzim Basha, si dhe për pavlefshmëri në Tiranë. Nëpërmjet këtij vendimi, Kolegji la në fuqi vendimin e KQZ, sipas të cilit fitues i zgjedhjeve në Tiranë është kandidati i Aleancës për Qytetin, Lulzim Basha me 93 vota plus ndaj kandidatit të Alenacës për të Ardhmen, Edi Rama.





