Formulari A2, procedura që duhet ndjekur nga maturantët. Degët që mund të zgjidhni. Si mund ta plotësoni pa gabime

Ministria e Arsimit dhe Shkences ka shpallur formularin A 2 me të gjitha degët ku do të mund të studiojnë të gjithë maturantët që iu nënshtruan provimeve të maturës dhe që kanë marrë notat kaluese.

Formulari A 2 do të shpërndahet në shkolla pas dy javësh, ndërsa në dispozicion të maturantëve për plotësimin e tij do të jenë të dispozicion vetëm 7 ditë. Maturantët duhet të kenë parasysh të plotësojnë me kujdes zgjedhjen e degëve, pasi renditja nuk mund të ndryshojë me

Më poshtë po japim të plotë procedurën që duhet ndjekur për plotësimin e formularit dhe hapat që duhet të ndiqni deri në dorëzimin e tij.

Formulari A2

Pranimet 2011 ne Arsimin e Larte

1. Ju mund ta fotokopjoni këtë formular për t’u praktikuar, por do të dorëzoni në shkollën tuaj formularin origjinal të plotësuar me preferencat tuaja.

2. Do të zgjidhni jo më shumë se 10 programe studimi, të renditura sipas preferencave tuaja. Në renditjen nga 1 në 10 do të vendosni kodet që përfaqësojnë programet e studimit. Vemë në dukje se plotësimi i të gjitha preferencave nuk është i domosdoshëm (pra maturanti, nëse dëshiron, mund të plotësojë më pak se 10 preferenca).

3. Në kuadratin pranë dhe majtas programit të studimit, do të vendosni numrin e preferencës.

4. Kodi i programit të studimit i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me atë ku është shënuar numri i preferencës përkatëse. P.sh. nëse në preferencën 1 është shënuar programi i studimit 015, atëhere në kuadratin pranë programit të studimit 015 duhet të shënohet numri 1. Nëse gabohet në këto plotësime, si e vlefshme do të merret kodi i programit të studimit që është shënuar te tabela e preferencave (djathtas lart).

5. Ju do të shpalleni fitues vetëm në një nga programet e studimit që keni zgjedhur sipas parimit Meritë – Preferencë, të shprehur si më poshtë:

a. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për programe studimi të caktuara edhe në bazë të rezultateve të konkurseve të pranimit.

b. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të zgjedhur prej tyre. Pra maturanti kandidat mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por ai shpallet fitues në preferencën më të lartë të këtij grupi.

 

Kujdes në përzgjedhjen e preferencave por edhe të renditjes së tyre. Gjatë përzgjedhjes së preferencave shihni me kujdes shënimet në kllapa të cilat tregojnë filialin e universitetit ose kohëzgjatjen e studimeve.

6. Fituesit në një program studimi të zgjedhur prej tyre, përcaktohen në bazë të parimit meritë preference brenda numrit të parashikuar të vëndeve për atë program studimi (kuotave), të cilat përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

7. Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës,

programet “Arkitekturë (Arkitekt)” dhe “Arkitekturë(Urbanist)” të Universitetit Politeknik të Tiranës, programet “Edukim Fizik dhe Sporte” dhe “Pikturë-Grafikë” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, programi i studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë.

Konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit) zhvillohet për njohuritë në gjuhën

angleze.

8. Kujdes, maturantët kandidatë që parapëlqejnë më shumë programet e mësipërme të studimit dhe

vendosin t’u nënshtrohen konkurseve të pranimit, në preferencat e tyre këto programe duhet t’i rreshtojnë në krye të listës se përndryshe rrezikojnë të humbasin shancin e tyre për t’u shpallur fitues në këto degë.

9. Kujdesuni që nota mesatare e juaj të shkruhet e saktë me shifra dhe me fjalë nga mësuesi juaj kujdestar.

10. Është e detyrueshme që ky formular të plotësohet më poshtë me:

Emër, Mbiemër dhe Firmë, tuajën; Emër, Mbiemër dhe Firmë të mësuesit kujdestar; Emër, Mbiemër dhe Firmë të drejtorit të shkollës si dhe Vulën e shkollës. Mungesa e njërit prej këtyre elementëve e bën formularin e plotësuar të pavlefshëm.

11.Kujdesuni që Formulari të plotësohet saktësisht dhe çdo e dhënë e tij të jetë e konfirmuar nga Ju.

Ju urojmë suksese

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC