Matura Shtetërore, rezultatet e provimit të matematikës në 1 korrik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se rezultatet e provimit të dytë të detyruar të Matematikës do të shpallen në datën 1 korrik. MASH sqaron se aktualisht është drejt përfundimit procesi i korrigjimit të testeve dhe pritet të kryhet përputhja e rezultateve të sekretuara me emrat e maturantëve.  Provimi i Matematikës u zhvillua më 15 qershor, ndërsa atij iu nënshrtaun rreth 42 mijë maturantë në gjithë vendin. Testi kishte 25 pyetje, 13 kërkesa me përgjigje alternative, që përbëjnë 13 pikë dhe 12 kërkesa me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.

Ndërkohë, më 30 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje, për të konkuruar në universitete. Numri i lëndëve që do të jepen si provime me zgjedhje është 17, ndërsa testet për secilën lëndë kanë 20 kërkesa, nga të cilat 10 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe përbëjnë 10 pikë dhe 10 kërkesa janë me zhvillim dhe përbëjnë 30 pikë.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC