Personat me aftësi të kufizuara, Kodra: Të drejtat me një ligj të ri

Problemet e deritanishme të ngritura shpesh nga personat me aftësi të kufizuara pritet të marrin zgjidhje me ligjin e ri për aftësinë e kufizuar. Kjo pasi për herë të parë të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar, të drejtat e tyre, por edhe detyrimet e institucioneve përgjegjëse, do të përfshihen në një ligj i cili do të jetë në përputhje me legjislacionin e BE dhe Konventës së OKB.

Me miratimin e një Ligji kuadër të gjitha grupet do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, duke marrë parasysh edhe nevojat specifike të çdo kategorie, tha zv.ministrja e Punës, Filloreta Kodra në session e organizuar mbi këtë çështje.

“Çështjet e aftësisë së kufizuar janë shumë të rëndësishme, ndaj mbështetja financiare e personave me aftësi të kufizuar dhe ndërmarrja e hapave për integrimin e tyre në të gjitha aspektet e jetës, është impenjimi kryesor i institucioneve shtetërore”, tha më tej Kodra.

Ndërsa zv.drejtori i PNUD në Shqipëri, Freddy Austli, shprehu mbështetjen për të realizuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara të parashikuara në Konventën e OKB për të Drejtat me persona të Kufizuara.

Shqipëria ka nënshkruar këtë konventë në dhjetor 2009, strukturat përkatëse po punojnë për ratifikimin e saj dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta po përgatitet të hartojë një Ligj kuadër për Aftësinë e Kufizuar, si dhe të bëjë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin ekzistues.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC