Provimet e lirimit, nis hartimi i testit të Gjuhë Shqipe-Letërsisë

Specialistët janë izoluar pranë Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), për të hartuar modelin e testimit të parë të Provimit të Lirimit, provimit të Gjuhë- Letërsisë që do të mbahet në 17 qershor. Viti shkollor për të gjithë sistemin e arsimit bazë parauniversitar përfundoi më datën 10 qershor.

Rreth 51 480 nxënës të klasave të 9 të këtij sistemi do t’i nështrohen provimeve të lirimi; provimit të parë të Gjuhë- Letërsisë në 17 qershor dhe atij të Matematikës më datë 23 qershor. Provimet e Lirimit do të jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar, ndërsa nxënësi që nuk arrin t’i kalojë ato me sukses herën e parë, i rijep ato në sesionin e dytë. Për përfundimin e vitit shkollor 2010-2011 dhe për zhvillimin e Provimeve të Lirimit në sistemin e arsimit parauniversitar, datat për sesionin e dytë të Provimeve të Lirimit, janë: 26 gusht Gjuha Shqipe dhe 29 gusht Matematika.

Provimet e Lirimit do të zhvillohen në shkollat publike, ndërsa vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Shpallja e rezultateve do të bëhet jo më shumë se 15 ditë pas çdo provimi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

8 Komente per “Provimet e lirimit, nis hartimi i testit të Gjuhë Shqipe-Letërsisë”

  1. ju uroj te gjithve nxensve suksese ne provim

  2. me ndihmoni ju lutem ne kete provim

  3. IDA

    ISHIN PYETJE SHUME SHUME SHUME SHUME SHUME SHUME TE LEHTA,,,,,,,”

  4. IDA

    UUUUUUUUUU NUK ISHTE ASPAK I VESHTIRE……

  5. kur dalin pergjigjet e provimit se plasa

  6. ku dalin pergjigjet e provimit me ndihmoni dot se spo i gjej!

  7. suela

    mbase nuk na e bejne te veshtire

  8. rina

    sa pyetje ka provimi i lirimit te gjuhes?

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC